LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Kaçanikut shpreson në pafajësinë e zyrtarëve të vet

Kryetari i Kaçanikut shpreson në pafajësinë e zyrtarëve të vet

Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi ka sqaruar suspendimin e pesë zyrtarëve të komunal, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të parasë publike.

Ilazi ka thënë se ai e ka pasur obligim që t’i suspendojë zyrtarët, në bazë të ligjit, ndërsa ka sqaruar se cili është roli i tyre brenda komunës, njofton Klan Kosova.

“Në momentin kur Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarëve të komunës, unë si kryetar i saj kam zbatuar ligjin. Ata janë anëtarë të Kuvendit Komunal, dy nga ta janë nga Drejtoria e Ubranizmit, ndërsa të tjerët janë të resorëve tjerë”.


Ai ka deklaruar se për bindjen e tij zyrtarët e komunës janë të pafajshëm, por nuk ka sqaruar dot dëmin që pretendohet t’i jetë bërë buxhetit të komunës.

“Unë shpresoj që këta zyrtarë të Komunës të dalin të pafajshëm dhe ta vazhdojnë punën e tyre. Nuk e di vlerën e dëmit që supozohet t’i jetë bërë buxhetit të komunës, por e di që projekti ka kushtuar mbi 60,000 euro”.

“Palmat ka kohë që janë hequr për shkak se nuk kanë mundur t’i bjënë ballë klimës së qytetit, ndaj i kemi zëvendësuar me drunj dekorativ”.

Kryetari i Kaçanikut ka thënë se suspendimi i zyrtarëve është dëm që i bëhet funksionimit të Komunës.

“Jo vetëm këta pesë zyrtarë, por edhe të gjithë të tjerët që mund të akuzohen paraqesin dëm të madh, nëse këto gjëra dalin të vërteta”.

Sa i përket cilësimit që i është bërë komunë që drejton si “çerdhe e radikalëve islamik”, Ilazi ka shprehur mospajtimin e tij me këtë gjë, duke sqaruar se ka kohë që asnjë qytetar i Kaçanikut nuk u është bashkuar grupeve terroriste.

“Është term joadekuat, pasi është ekzagjeruar e gjitha. Ka një periudhë të gjatë kohore që asnjë qytetar i Kaçanikut nuk është bërë pjesë e luftërave jashtë vendit”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori