LAJMI I FUNDIT:

Kryetari Gashi së bashku me nxënësit e Gjimnazit “17 Shkurti” përuruan hyrjen e re të shkollës

Kryetari Gashi së bashku me nxënësit e Gjimnazit “17 Shkurti” përuruan hyrjen e re të shkollës

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtorin e DKA-së Agim Spahiu, kanë zhvilluar sot një vizitë në Gjimnazin “17 Shkurti“, meqë rast është përuruar edhe hyrja e re për këtë shkollë.

Gjatë vizitës, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Gjimnazit “17 Shkurti“ Besa Gashi Dvorani, së bashku me stafin e profesorëve kanë njoftuar nga afër Kryetarin Gashi për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Kryetari Gashi, para nxënësve dhe mësimdhënësve, theksoi se: “ Prioritet ynë kryesor vazhdon të mbetet investimi në infrastrukturën arsimore por edhe në ngritjen e cilësisë në arsim duke bërë ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme por edhe duke kompensuar shpenzimet e udhëtimit për nxënësit që jetojnë në fshatrat e Komunës së Obiliqit. /Telegrafi/