LAJMI I FUNDIT:

Kryetarët e partive sot në takim tek presidenti Pendarovski

Kryetarët e partive sot në takim tek presidenti Pendarovski

Kryetarët e partive politike parlamentare nga qeveria dhe opozita të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare fituan mandate me lista të pavarura sot në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski do të zhvillojnë takim liderësh.

E vetmja pikë në rendin e ditës në takimin e liderëve të thirrur nga kreu i shtetit është shtyrja e zgjedhjeve parlamentare.

Siç kumtuan nga kabineti i presidentit, në takimin e liderëve është paralajmëruar prania e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hrtistijan Mickoski, kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi, kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi. Në takim do të marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski.

Video-insertet dhe fotografitë e takimit do të shpërndahen në media nga shërbimi për shtyp i kabinetit qeveritar menjëherë pas fillimit të takimit të liderëve. Deklaratat për shtyp pas takimit të liderëve do të transmetohen në Shërbimin Publik të TVM-së, në faqen në Fejsbuk të presidentit dhe në kanalin jutjub.

“Për shkak të masave dhe rekomandimeve të qeverisë për mbrojtje nga KOVID-19, ne i inkurajojmë mediat t’i marrin video materialet dhe fotografitë që do të shpërndahen menjëherë”, informojnë nga kabineti i presidentit.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori