LAJMI I FUNDIT:

Kryesia mblidhet nesër për Projektligjin e FSK-së

Kryesia mblidhet nesër për Projektligjin e FSK-së

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër për të vendosur se kur në Kuvendin e Kosovës do të shkojë Projektligji për FSK-në.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka ftuar anëtaret e Kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare nesër në orën 10 që t’ua paraqesë Projektligjin për FSK-në.


E vetmja pikë e rendit të ditës në mbledhjen e nesërme do të jetë Procedimi i Projektligjit nr. 05/L-156 për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sot gjatë ditës Presidenti Thaçi ia dorëzoi Veselit këtë projektligj.

Nga pamundësia për t’i bindur deputetët e Listës Serbe që të votojnë pro ndryshimeve kushtetuese që do të mundësonin transformimin e FSK-së në Forcën e Armatosur të Kosovës, Presidenti Thaçi në bazë të fuqisë së tij kushtetuese ka përgatitur Projektligjin për FSK-në.

Një ditë më herët, deputetët përfaqësues të partive politike e Kuvendit të Kosovës thanë për KALLXO.com se presin që të konkretizohet kjo nismë e Presidentit.