LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e Kuvendit diskuton për fillimin e punës së ekipit për reformën zgjedhore – LVV do të ketë numrin më të madh të anëtarëve

Kryesia e Kuvendit diskuton për fillimin e punës së ekipit për reformën zgjedhore – LVV do të ketë numrin më të madh të anëtarëve

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se është marrë vendim që seanca e re e Kuvendit të mbahet më 19 maj me fillim në ora 10:00.

“Pas përmbylljes së pikave të seancës së re, do të fillohet me vazhdimin e seancës së papërfunduar konkretisht me debatin parlamentar për siguri të kërkuar javë më parë nga AAK, por që me dakordim në seancat e kaluara plenare është shtyre për një ditë tjetër”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila gjithashtu bëri të ditur se sot kanë diskutuar edhe për konstituimin dhe fillimin e punës së ekipit për reformën zgjedhore.


“Jemi dakorduar gjithashtu që në mbledhjen e ardhshme të kryesisë t’i kemi të gatshëm emrat e anëtarëve që do të marrin pjesë në ekipin për reformën zgjedhore”, tha ajo.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së bëri të ditur se formula e përbërjes së këtij ekipi është e ngjashëm me atë të Komisioneve Parlamentare, ku LVV do t’i ketë 5 anëtarë, PDK 2, LDK 1, AAK 1, Grupi Multietnik 1 dhe Lista Serbe 1 anëtarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori