LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori i ri i Amerikës: T’i japim fund emigracionit ilegal (Video)

Kryeprokurori i ri i Amerikës: T’i japim fund emigracionit ilegal (Video)

Kryeprokurori i ri i Amerikës, Jeff Sessions tha se Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin fund emigracionit të paligjshëm.

Pas betimit në Shtëpinë e Bardhë, i cili u bë nga zëvendëspresidenti Mike Pence në praninë e presidentit Donald Trump, Sessions deklaroi se autoritetet duhet t’i japin fund këtij fenomeni që kërcënon sigurinë publike dhe bën që të ulen pagat e amerikanëve.

Më herët, presidenti Trump i kishte bërë publicitet Jeff Sessions, si një mbrojtës i madh i njerëzve. Sessions, i cili konsiderohet si frymëzimi i Trump për politikat antiemigracion, u emërua pas një serie debatesh të nxehta në Kongres e Senat për dosjen e tij të të drejtave civile.


“Na duhet një sistem i ligjshëm emigracioni. Një sistem që i shërben interesit të popullit amerikan. Kjo s’është e gabuar, nuk është imorale dhe nuk është e papërshtatshme”, tha Jeff Sessions, kryeprokuror i SHBA-ve, transmeton tch.

Sessions u zotua gjithashtu se do të adresojë problemin e krimit në vend. 70-vjeçari Sessions tashmë merr drejtimin e Departamentit të Drejtësisë dhe 113 mijë punonjësve të tij, përfshirë 93 prokurorë amerikanë.

Në trend Botë

Më shumë
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori