LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori Beka jep detaje të reja rreth vrasjes së trefishtë në Prishtinë

Kryeprokurori Beka jep detaje të reja rreth vrasjes së trefishtë në Prishtinë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, në një konferencë për media, ka dhënë detaje të reja rreth vrasjes së trefishtë që ka ndodhur sot në Prishtinë,

Beka, tha se personi i cili ka kryer vrasjet dyshohet të ketë pasur probleme mendore.


“Janë tre viktima, të gjitha kanë vdekur nga arma e zjarrit, së pari ka vrarë gruan e tij, më pas nusen e djalit dhe në fund vetën. Gjatë ditës policia është merr me rastin. Personi i cili ka bërë këtë vepër dyshohet se ka pasur probleme mendore, sipas djalit të tij ai shpesh ka qenë edhe në vizita në psikiatri”, ka deklaruar Beka, raporton Telegrafi.

Ai bëri të ditur, se fëmija i cili ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes është dërguar tek familja e tij dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Vrasja e trefishtë në Dardani, largohen nga vendi i ngjarjes tre trupat e pajetë (Foto)
Lexo po ashtu Vrasja e trefishtë në Dardani, largohen nga vendi i ngjarjes tre trupat e pajetë (Foto)

Kurse, para pak minutash ekipet e mjekësisë ligjore kanë larguar nga vendi i ngjarjes, tre trupat e pajetë. Ngjarja tragjike ka ndodhur sot rreth orës 13:00./Telegrafi/