LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja e Zelandës së Re shtyn martesën për shkak të numrit të madh të rasteve me coronavirus

Kryeministrja e Zelandës së Re shtyn martesën për shkak të numrit të madh të rasteve me coronavirus

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka zbuluar se ka shtyrë martesën pasi që vendi i saj vazhdon të goditet nga vala e re e coronavirusit – si pasojë e përhapjes së variantit të ri Omicron.

Duke folur në një konferencë për media lidhur me COVID-19, Ardern tha se autoritetet shëndetësore kanë raportuar nëntë raste të Omicronit në një shtëpi private në Motuuek, transmeton Telegrafi.

Kjo familje gjatë vikendit të kaluar kishte udhëtuar në Auckland për të marrë pjesë në ceremoninë martesore, varrim dhe në një park lodrash në një atraksion turistik.


Ardern i tha gazetarëve: “Martesa ime nuk do të ndodhë, por po i bashkohem shumë qytetarëve tjerë të vendit tim, që kanë përjetuar një përvojë të njëjtë si rezultat i pandemisë”.

E pyetur sesi po ndihet për vendimin e marrë për shtyrje të martesës që është dashur të mbahet këtë verë, Ardern tha: “E tillë është jeta”.

Muajin e kaluar, Zelanda e Re ka shtyrë sërish hapjen e kufijve deri në fund të muajit shkurt – nga frika se Omicron mund të shkaktoj më shumë infektime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori