LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri vizitoi fabrikën Premium Tobacco Group në Gjilan

Kryeministri vizitoi fabrikën Premium Tobacco Group në Gjilan

Në pritje të Kryeministrit Isa Mustafa me kabinetin e tij Qeveritar dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit me bashkëpunëtore në Premium Tobacco Group, Gazmend Abrashi – Drejtori ekzekutiv me ekipin e tij njoftuan mysafirët me punën dhe të arriturat e deritanishme në fabrikë.

Fabrika e duhanit në Gjilan me emërtim të ri Premium Tobacco Group është e vetmja industri e këtij lloji në Kosovë dhe Shqipëri, me proces të rrumbullakuar të procesimit të duhanit deri te produkti final.

Kapaciteti i fabrikës aktualisht është përpunimi i 6500 tonë duhan në vit si gjysmë produkt kurse kapaciteti paketues është 3000 tonë (300.000 masterboks).

Ne fazën e parë në fabrikë janë investuar 5,800.000 euro në teknologjinë e re dhe të avancuar. Se shpejti fillon faza e dytë e investimit në vijat e paketimit “slim” dhe “nano” në vlerë prej 3,000.000 euro.
Momentalisht në fabrikë janë të punësuar 100 punëtorë dhe aktivizimi i kapaciteteve do të ngrit dukshëm numrin e të punësuarve.
DSC_0188 (1)
Me politikat adekuate që do të stimulojnë fermerët dhe prodhuesit vendorë krijohet hapësirë për krijimin e 2,200 vendeve të reja të punës në industrinë e prodhimit primare, grumbullimit dhe përpunimit të duhanit si dhe aktivizimin e së paku 200 fermave prodhuese/përpunuese që merren me këtë lami.
DSC_0235
Promovimi dhe përkrahja e Industrisë përpunuese në Kosovë krijon kushte për ngritjen e prodhimit vendore, që në zinxhirë do të ndikojë edhe në ngritjen e sektorëve tjerë mbështetës/përcjellës që do të reflektohet në punësim, mirëqenie dhe bilancin tregtare të Kosovës.

Tradita e kultivimit dhe përpunimit të duhanit në regjionin e Anamoraves dhe Dukagjinit, për ekipin e Premium Tobacco Group, Pushtetit Lokale dhe Qeverisë së Kosovës është motive shtesë në përkushtimin e tyre që kjo industri të bëhet shtyllë e zhvillimit të Gjilanit me rrethinë. /Telegrafi/