LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Sllovenisë: Raportimet për aferën e dyshuar me Martin Berishajn, trillim i pastër

Kryeministri i Sllovenisë: Raportimet për aferën e dyshuar me Martin Berishajn, trillim i pastër

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob ka folur për raportimet ku përmendet ai dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në aferën për shpërlarje të parave.

Reklama

Golob në një televizion slloven ka thënë se të gjitha këto raportime janë trillime të pastërta.

Kryeministri slloven ka thënë se këtë lajm e ka nisur partia SDS para zgjedhjeve në Slloveni.

Sipas tij më vonë u zbulua se Berishaj është mik personal i Janez Janshas, kryetarit të SDS.

“A e dini se kush e nisi këtë. Këtë e ka nisur partia SDS para zgjedhjeve tona. Në atë kohë ata thanë se më financuan mua dhe fushatën time. Por më pas zbuluam se ky z.Berishaj, meqë ra fjala është ambasador në Zagreb, është mik personal i  Janez Jansha dhe në atë moment, gjëja nga Sllovenia u zhduk. Tani u ringjall, me sa duket në Kosovë, ndoshta nga miqtë, armiqtë, nuk e kam idenë”, tha kryeministri Golob.

Ambasadori Berishaj del me deklaratë publike, mohon të jetë aksionar i ndonjë kompanie në Kosovë e rajon
Lexo po ashtu Ambasadori Berishaj del me deklaratë publike, mohon të jetë aksionar i ndonjë kompanie në Kosovë e rajon

Ai u pyet nga gazetari se “pra ju e mohoni një gjë të tillë?, ndërsa ai u përgjigj: “E gjithë kjo është trillim i pastër”.

Kohëve të fundit ka pasur raportime të shumta në Kosovë lidhur me transferimin e disa milionë eurove nga GEN-i në Prishtinë, në kohën kur kryeministri aktual slloven ishte drejtor i përgjithshëm i GEN-i.

Paratë thuhet ti ketë tërhequr ambasadori i Kosovës në Kroaci, Berishaj dhe kishte bërë transportimin e parave kesh nga kompania e tij në Mal të Zi tek politikani slloven.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dalë në krah Berishajt, duke thënë se s’ka ndonjë provë faktike për ta shkarkuar.

Edhe vetë Berishaj, përmes një reagimi të mërkurën, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që janë drejtuar ndaj tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH: Presim që Serbia të vazhdoj me hapat për de-përshkallëzim, përfshirë këtu tërheqjen e vazhdueshme të forcave nga kufiri me Kosovën

DASH: Presim që Serbia të vazhdoj me hapat për de-përshkallëzim, përfshirë këtu tërheqjen e vazhdueshme të forcave nga kufiri me Kosovën

Lajme
Nga plani i Vuçiqit për veriun deri te kërkesa e Kosovës për ekstradimin e Radoiçiqit - politikani serb zbulon bisedën që kishte kohë më parë me Kurtin për “Zajednicën”

Nga plani i Vuçiqit për veriun deri te kërkesa e Kosovës për ekstradimin e Radoiçiqit - politikani serb zbulon bisedën që kishte kohë më parë me Kurtin për “Zajednicën”

Lajme
Radoiçiq lirohet nga paraburgimi, gjykata serbe ia ndalon shkuarjen në Kosovë

Radoiçiq lirohet nga paraburgimi, gjykata serbe ia ndalon shkuarjen në Kosovë

Lajme
Osmani dhe Vuçiq në samitin e liderëve evropianë në Spanjë, a mund të aranzhohet takim mes tyre?

Osmani dhe Vuçiq në samitin e liderëve evropianë në Spanjë, a mund të aranzhohet takim mes tyre?

Lajme
Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lajme
Maliqi për sulmin në veri: Inteligjenca e NATO-s me gjasë ia dha informatën me kohë PK-së për grupin terrorist

Maliqi për sulmin në veri: Inteligjenca e NATO-s me gjasë ia dha informatën me kohë PK-së për grupin terrorist

Lajme
Kalo në kategori