LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri slloven jep dorëheqje, kërkon zgjedhje të parakohshme

Kryeministri slloven jep dorëheqje, kërkon zgjedhje të parakohshme

Kryeministri slloven Marjan Sarec tha se ai do të dorëzonte dorëheqjen e tij në parlament dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se qeveria e tij e pakicës nuk mund të kalojë legjislacion të rëndësishëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, koalicioni qeverisës i pesë partive të qendrës së majtë, të cilat morën pushtetin në shtator 2018, mbajtën vetëm 43 nga 90 vendet në parlament.

Pasi humbi mbështetjen joformale të Partisë së Majtë të opozitës në nëntor, ai ka pasur gjithnjë e më të vështirë kalimin e ligjeve përmes parlamentit.


“Me këtë koalicion, këtë situatë në parlament, unë nuk mund t’i plotësoj pritjet e njerëzve”, tha Sarec në një konferencë shtypi.

Pak para deklaratës së tij, agjencia kombëtare e lajmeve STA raportoi dorëheqjen e Ministrit të Financave, Andrej Bertoncelj.

Analistët thonë se Partia Demokratike Sllovene (SDS) e qendrës së djathtë e opozitës, e cila është partia më e madhe në parlament, ka të ngjarë të përpiqet të formojë një qeveri të re.

Zgjedhjet e parakohshme do të zhvilloheshin vetëm nëse kjo përpjekje dështon. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori