LAJMI I FUNDIT:

Qeveria në detyrë nga nesër pranon vlerësimet e komunave, për kompensim të dëmeve nga vërshimet

Qeveria në detyrë nga nesër pranon vlerësimet e komunave, për kompensim të dëmeve nga vërshimet

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka vizituar sot fshatin Koretin, në komunën e Kamenicës, për të parë nga afër dëmet të cilat i kanë shkaktuar reshjet e ditëve të fundit.

Hoti tha se, është mirë që nuk ka asnjë viktimë si pasojë e vërshimeve dhe kjo tregon ngritjen e kapaciteteve të institucioneve që të reagojnë në raste të tilla.

“Janë tri lloj dëme që janë bërë, në shtëpi banimi, në vendbanime, gjithandej nëpër komuna, dëmet në infrastrukturë që në disa raste kanë pamundësuar edhe qasje nëpër shtëpi dhe dëmet në tokat bujqësore”, tha kryeministri Hoti.


Ai nënvizoi se me krijimin e Fondit Emergjent, përmes rezervës shtetërore, nga nesër Qeveria në detyrë, do të jetë e gatshme të pranojë vlerësimet e dëmeve nga komunat dhe në përputhje me mundësitë buxhetore të kompensojnë një pjesë të dëmeve për pjesën e parë, pra për shtëpi të banimeve.

Gjatë vizitës në fshatin Koretin, kryeministri Hoti ishte i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori