LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e tij shfaq simptoma të coronavirusit – përveç saj, edhe kryeministri kanadez futet në vetë-izolim

Gruaja e tij shfaq simptoma të coronavirusit – përveç saj, edhe kryeministri kanadez futet në vetë-izolim

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka njoftuar se do të vetë-izolohet pasi gruaja e tij filloi të shfaqte simptoma të coronavirusit.

Vendimi u mor pasi Trudeau dhe gruaja e tij, Sophie Grégoire Trudeau, u kthyen nga një udhëtim në Londër, sipas një deklarate, transmeton Telegrafi.


Zonja Trudeau kishte shfaqur disa “simptoma të lehta të ngjashme me gripin, duke përfshirë ethe natën e kaluar”, thuhet në deklaratën e së enjtes.

Ndërsa simptomat e saj janë qetësuar paska, kryeministri Trudeau ka kaluar në izolim dhe do të zhvillojë biseda vetëm përmes telefonit.

“Kryeministri do ta kalojë ditën në vet izolim dhe do të bëj biseda vetëm nga telefoni, përfshirë bisedimet me drejtuesit e tjerë botërorë dhe do të bashkohet me diskutimin e komitetit të kabinetit COVID-19”, thuhet në deklaratë.

Kina ka pasur 15 raste të reja të konfirmuara të sëmundjes me coronavirus të mërkurën, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në vend.

Kjo është një rënie në numrin e pacientëve në krahasim me të martën kur 24 persona ishin infektuar me coronavirus.

Aktualisht, në Kinë ka gjithsej 80,793 raste të konfirmuara të sëmundjes.

Numri i vdekjeve të mërkurën është rritur me 11, me 3.169 të vdekur deri më tani.

Në provincën qendrore të Wuhan, epiqendrën e shpërthimit të coronavirusit, janë raportuar dhjetë vdekje të reja. /Telegrafi/