LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Holandës konfirmon anulimin e Eredivisie: Nuk zhvillohet futbolli deri më 1 shtator

Kryeministri i Holandës konfirmon anulimin e Eredivisie: Nuk zhvillohet futbolli deri më 1 shtator

Sezoni i Eredivisie ka përfunduar, pasi kryeministri holandez Mark Rutte njoftoi se të gjitha ngjarjet publike janë të ndaluara – madje edhe pas dyerve të mbyllura – deri më 1 shtator.

Kryeministri Mark Rutte mbajti një konferencë për shtyp këtë mbrëmje për të zgjatur urdhrin e bllokimit nga 1 qershori deri në 1 shtator, i imponuar për shkak të shpërthimit të coronavirusit.

Klubet e elitës holandeze nuk mund të luajnë as pas dyerve të mbyllura, sepse policia do të duhet të jetë e pranishme nëpër ndeshje.


Federata Holandeze e Futbollit (KNVB) do të bëjë deklaratën e vet duke deklaruar pashmangshëm mbylljen e sezonit 2019-20.

Kjo vjen vetëm disa orë pasi UEFA lëshoi ​​një komunikatë duke konfirmuar se ata do të lejonin disa kampionate të përfundonin më herët.

Për dallim nga Jupiler Pro League e Belgjikës, ku Club Brugge tashmë kishte fituar titullin dhe kishte vetëm një ndeshje drejt fundit të sezonit të rregullt, Eredivisie ka edhe nëntë ndeshje të mbetura.

Ajax dhe AZ Alkmaar janë në krye të renditjes bashkë me nga 56 pikë nga 25 ndeshje, kështu që nuk është e qartë se si do të vendosin për një fitues, ose nëse titulli do të caktohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Ndërkombëtare
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

La Liga
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Kalo në kategori