Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Me drejtorin e menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj dhe menaxhmentin e kësaj korporate, Kryeministri Haradinaj bisedoi rreth situatës së fundit të furnizimit me energji elektrike dhe procesin e shpronësimeve në fshatrat Hade dhe Shipitullë.
Kryeministri Haradinaj i cili shoqërohej nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se sot nga prodhimi plotësohen rreth 86 për qind të nevojave të energjisë në vend.
“Gjendja konsiderohet e qëndrueshme dhe për këtë shpreh falënderim për të gjithë punëtorët në KEK, duke filluar nga drejtori, për një angazhim maksimal që të kemi një gjendje të qëndrueshme”, theksoi Haradinaj.
Edhe pse në raste të caktuara ka ndërprerje të furnizimit me energji, Kryeministri Haradinaj theksoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me operatorin KEDS për tejkalimin e kësaj situate.
“Në disa raste shpjegimet janë se ka prishje teknike, por edhe arsye tjera, por do ta përcjellim gjendjen në vazhdimësi”, tha Haradinaj.
Po ashtu, Kryeministri Haradinaj ka thënë se gjendja me furnizim do të përballohet gjatë dimrit, me mundësi të përmirësimit gjatë muajit shkurt, duke mos ndikuar edhe në rritjen e çmimit për qytetarët në këtë kohë të vështirë.
Drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, falënderoi kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme për tejkalimin e sfidave me të cilat është përballur KEK-u që nga paslufta. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre