Kryeministri edhe në Instagram

Ai ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë profil edhe në rrjetin tjetër social, Twitter.
“Të nderuar përkrahës dhe dashamirë, ju ftoj të më përcillni në kanalin e ri të komunikimit që e hapi sot zyra ime e komunikimit - profili im në Instagram”.
“Aty do t'i ndajmë momentet dhe imazhet e fitoreve të kaluara dhe misioneve të reja që na presin. Politika, komunikimi dhe mediat kanë ndryshuar rrënjësisht këto vite, prandaj bashkëbisedimi ynë i drejtpërdrejtë në Facebook, Instagram dhe së shpejti Twitter do të më ndihmojë të jem pranë jush dhe në dialog të përhershëm me juve. // H.TH.”, shkruan në profilin e kryeministrit në Facebook. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/01/2014
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




























































