LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri britanik “fshihet në frigorifer” për të shmangur intervistën – përdoruesit e rrjeteve sociale “e bëjnë për pesë pare”!

Kryeministri britanik “fshihet në frigorifer” për të shmangur intervistën – përdoruesit e rrjeteve sociale “e bëjnë për pesë pare”!

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë kritikuar kryeministrin britanik, Boris Johnson, sot pasi siç thuhet, ai “u fsheh në një frigorifer” për të shmangur një intervistë të premtuar prej kohësh për “Good Morning Britain” me Piers Morgan.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, audienca e “GMB” u la e habitur kur z. Johnson dhe ndihmësit e tij u larguan me ngulm në frigorifer ndërsa përgatiteshin për ditën e parafundit të fushatës – e cila e çoi atë nga Yorkshire në Derby dhe më pas në Cardiff.

Kur gazetari iu afrua për herë të parë Johnson-it, ai pyeti: “Kryeministër, a do të vini Good Morning Britain, kryeministër?” Ndihmësi i Johnson-it mund të dëgjohet duke thënë: “Oh për hir të Zotit” si përgjigje.


Dhe udhëheqësit e emisionit, Piers Morgan dhe Susanna Reid, u shfaqën të tronditur nga reagimi i tij.

Siç shkruajnë mediat britanike, burime konservatore më vonë insistuan që Johnson “nuk fshihej kategorikisht” në frigorifer, nga i cili Johnson doli duke mbajtur një arkë me shishe qumështi – por përkundrazi, ndihmësit e tij po merrnin një moment për ta përgatitur kryeministrin për një intervistë të veçantë, të paracaktuar.

Një veprim i tillë, siç thuhet tutje, gjithashtu ka shkaktuar një stuhi reagimesh në mediat sociale – me disa fotografi të përpunuara qesharake – në të cilat “janë përfshirë edhe frigoriferë”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Kalo në kategori