LAJMI I FUNDIT:

Kryemadhi: Pjesa më e madhe e komisionerëve të LSI-së do të jenë gra

Kryemadhi: Pjesa më e madhe e komisionerëve të LSI-së do të jenë gra

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka bërë thirrje sot nënave dhe vajzave nga takimi me Lëvizjen e Gruas për Integrim, që të bashkohen të gjitha në protestën e madhe të opozitës që do të mbahet më 25 maj përpara zyrave të Ramës në Bulevard.

“Shumë nga ne e kanë ndërtuar jetën e tyre. Në fund të ditës me vështirësitë që ka jeta. Misioni ynë është të luftojmë për fëmijët. Pse e them këtë? Nënat nuk bëjnë kurrë kompromis në kurriz të fëmijëve. Shqiptarët e kanë kuptuar. Mjafton të shohim protestat nga 16 shkurtit dhe e kemi kuptuar sa shumë vajza ka në protesta. Po pati shumë gra në protesta ka energji dhe jetë.


Pjesa më e madhe e komisionerëve të LSI-së, do të jenë gra. Pse gra? Gratë as nuk shiten as nuk blihen. Gratë e LSI-së janë elementi më luftarak që ka LSI-ja.

Nuk do guxojë dot njeri t’i prekë vajzat tona as me ligj dhe kanun. Aty ku Edi Rama nuk njeh vlerat dhe moralin mos të çuditet kur shqiptarët t’i tregojnë vlerat dhe moralin. Çdo ditë që ikën është dhimbje për të dhe më shumë se për Edi Ramën është dhimbje për shqiptarët.

Ne do punojmë për të dalë të gjitha në 25 maj siç jemi me gratë tona, vajzat tona, komshinjve tona për t’i dhënë fytyrën e nënave. Janë nënat ata që do ta ndryshojnë këtë realitet të hidhur. Prandaj, le ta marrin fatin në dorë dhe të luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Jam e bindur se angazhimi juaj si strukturë e LGI-së do të shtrihet në çdo protestë”, tha Kryemadhi./Lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Lajme
Kalo në kategori