LAJMI I FUNDIT:

Kryemadhi nga Shkodra: Në bulevard me Presidentin

Kryemadhi nga Shkodra: Në bulevard me Presidentin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i bashkohet thirrjes së presidentit Ilir Meta, për të protestuar në bulevard me arsyetimin për të mbrojtur Kushtetutën si nënë dhe si qytetare.

Në një takim me strukturat e LSI-së në Shkodër, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sulmuar ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj duke e akuzuar si falsifikatore të dokumenteve zyrtare, duke iu referuar argumenteve të përdorura një ditë më parë nga Meta.


“Gjonaj arriti të falsifikojë protokollet e shtetit, ajo mund të bëjë ç’të dojë me fatin dhe jetën e shqiptarëve. Një ministre që ka vjedhur protokollin dhe e ka falsifikuar atë, ashtu ka arritur të vjedhë dhe pronat e shqiptarëve”, tha ajo.

Kryemadhi tha se data 2 mars është e rëndësishme jo për ne, por dhe për ndërkombëtarët.

“Për të gjithë ata ambasador që kërkojnë Komisionin e Vendecias. Nëse ka një të huaj që të bie dakord me falsifikimin e Etilda Gjonajt, atëherë turp për ata. Nëse këta ambasador janë mashtruar në mënyrë permanente dhe unë e besoj këtë sepse ambasadat punojnë me qeveri. Duhet të kuptojmë se rreziku i cili kanos Shqipërinë shumë shpejt do trokasin ë dyert e shtëpive e tyre”, u shpreh ajo.

Për sa i përket pjesëmarrjes në protestën e 2 marsit thirrur nga Meta kundër ‘grushtit të shtetit’ siç e cilëson ai, Kryemadhi tha se do të jetë atje si qytetare.

“Më 2 mars unë do të marrë pjesë si qytetare jo se jam me Ilir Meten, se ai me tolerancën e tij dhe besimin që pati në PS nuk u tregua i vëmendshëm për të mos lejuar këtë kapje të gjithë sistemit. Unë do jem aty si një qytetare, si një nënë dhe si një bashkëshorte që do të jetojë e qetë me familjen e saj. 2 marsin do ta shikoj si një pjesëmarrje të thjeshte kundër të gjithë atyre rilandasve pervers që kanë pushtuar shkollat dhe dhunojnë vajzat tona, do marrë pjesë si një pensionist, si çdo studentë, si çdo i papunë’, tha Kryemadhi./ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori