LAJMI I FUNDIT:

KRU “Prishtina” nis shkyçjen për borxhlinjtë, me përjashtim të sektorit të amvisërisë

KRU “Prishtina” nis shkyçjen për borxhlinjtë, me përjashtim të sektorit të amvisërisë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të fillojë shkyçjen nga shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit për të gjitha institucionet dhe bizneset që kanë borxhe të pashlyera ndaj kësaj kompanie.

Sipas njoftimit, nga shkyçja do të përjashtohet sektori shtëpiak, i amvisërisë.


“Ftohen të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit që të nënshkruajnë kontratën për shërbime me KRU ‘Prishtina’ sh.a. me kontratë të shërbimeve të ujit rregullohen marrëdhëniet juridike, gjegjësisht të drejtat dhe obligimet, përfshirë edhe të drejtën për kompensim midis palëve kontraktuese, për ofrimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura”, thuhet në komunikatën për media.

Paralajmëron ARRU: Do t'i ndjekim penalisht keqpërdoruesit e ujit të pijshëm
Lexo po ashtu Paralajmëron ARRU: Do t'i ndjekim penalisht keqpërdoruesit e ujit të pijshëm

“Kontrata përmban: të drejtat dhe obligimet e palëve për shërbimet e ofruara, të drejtat dhe obligimet e konsumatorit, faturimi për shërbime të ofruara, ankesat/kërkesat dhe shqetësimet e konsumatorit e shumëçka tjetër të bazuara në dispozitat  ligjore, të cilat do t’u kumtohen direkt konsumatorit para nënshkrimit obligativ të kontratës për shërbime”.

Mes tjerash thuhet se nga rrjeti i ujësjellësit do të shkyçen pa përjashtim të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit të cilët keqpërdorin ujin e pijshëm në të gjitha format.

“Nga java e ardhshme fillon intensivisht identifikimi i lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, ngase rrezikohet furnizimi me ujë të pijshëm”, thuhet më tej në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se është rritur numri i inicimit të rasteve për lidhje të paautorizuara. Siç njofton ujësjellësi, 10 kallëzime penale janë bërë vetëm në tre muajt e fundit, të cilat janë procesuar në Prokurorinë e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori