LAJMI I FUNDIT:

KRU Prishtina: Mbesin pa ujë të pijshëm ‘Rruga B’, ‘Muharrem Fejza’ dhe ‘Holger Petersen’ – dëmtohet gypi nga një kompani

KRU Prishtina: Mbesin pa ujë të pijshëm ‘Rruga B’, ‘Muharrem Fejza’ dhe ‘Holger Petersen’ – dëmtohet gypi nga një kompani
Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se për shkak dëmtimit të gypit nga një kompani në rrugën “Ukshin Kovaqica” në lagjen Mati kanë lënë pa ujë disa lagje.

Sipas KRU-së, pa ujë janë “Rruga B” deri te Royal Mall, rruga “Muharrem Fejza”, një pjesë si dhe rruga “Holger Petersen” në drejtim të Prishtina e Re, përcjell Telegrafi.


“Për shkak të punimeve në rrugën ‘Ukshin Kovaqica’ në lagjen Mati, kontraktori i cili po kryen punimet për sistemin e ngrohjes, i njëjti përgjatë realizimit të punimeve ka shkaktuar tre defekte në linjën e furnizimit me ujë për këtë lagje. Si pasojë pa furnizim me ujë janë ‘Rruga B’ deri te Royal Mall, rruga ‘Muharrem Fejza’, një pjesë si dhe rruga ‘Holger Petersen’ në drejtim të Prishtina e Re”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“Si pasojë e kontraktorëve të tillë tërësisht të papërgjegjshëm jemi duke u përballë me probleme të tilla ku më shumë se çdokujt po u krijon vështirësi konsumatorëve të KRU ‘Prishtina’. U kërkojmë ndjesë konsumatorëve të zonës, me theks të veçantë rrugës ‘Muharrem Fejza’, të cilëve po u shfaqen probleme të natyrave të tilla, krejtësisht nga puna e papërgjegjshme e kontraktorëve të institucioneve të tjera”, përfundon reagimi. /Telegrafi/