LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’ kërkon nga konsumatorët pagesën e faturave edhe me anë të shërbimit online

KRU ‘Prishtina’ kërkon nga konsumatorët pagesën e faturave edhe me anë të shërbimit online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se ka nisur ofrimin e pagesave online të faturave.

Sipas kompanisë, secili konsumatorë mund t’i shikoj të dhënat financiare të tyre.

“Kemi lansuar platformën e faturës online, të cilën mund ta keni të gjithë, pa pasur nevojë për pranim fizik të faturës. Brenda kartelës tuaj online, mund të gjeni edhe kodin e faturës, përmes të cilit mund të bëni pagesa me e-banking =, shpejtë dhe sigurt. Për lehtësim kuptimi dhe qasjeje, mund të gjeni videon me hapa sqarues dhe konkret për hapjen e llogarisë tuaj, të cilën e gjeni në www.kru-prishtina.com. Ju inkurajojmë të kyçeni dhe të regjistroheni si konsumatorë të KRU ‘Prishtina’. Aty mund të shihni kartelën tuaj financiare, shpenzimin e ujit në metër kub, totalin e shpenzimit dhe faturimit, pagesat tuaja paraprake dhe të tanishme, numrin referent për atë cikël të faturimit e cila iu shërben për pagesë me e-banking, etj. Ju të cilët mund të hasni në ndonjë parregullsi në kartelën tuaj, nëse keni realizuar ndonjë pagesë online përmes bankave komerciale apo institucioneve mikrofinanciare (si shkak i mungesës së ofrimit të informatave gjatë procesit të pagesës, nga ana juaj) dhe nuk e shihni që është shkarkuar në kartelë, ju inkurajojmë që të prezantoni te ne dëshmitë mbi pagesën e realizuar dhe automatikisht borxhi juaj do të shlyhet nga sistemi. Me të gjitha kapacitetet e punës po mundohemi që çdo ditë të jemi sa më afër kërkesave dhe ankesave tuaja karshi shërbimeve për ujësjellës e kanalizim”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori