Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e kontrollës janë në terren në të gjitha zonat e mbuluara me shërbim, me qëllim evidentimin e konsumatorëve që kanë detyrime të papaguara, përcjell Telegrafi.

Në njoftimin e bërë publik, kompania ka apeluar te qytetarët që të shlyejnë menjëherë borxhet për furnizim me ujë, në mënyrë që të shmangin shkyçjen nga rrjeti.




“Të gjithë konsumatorët që kanë detyrime në pagesat e ujit ftohen t’i shlyejnë menjëherë detyrimet, për të shmangur shkyçjen nga rrjeti i ujit. Për furnizim të qëndrueshëm me ujë, kryej pagesën me kohë”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Kompania ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe përgjegjësinë e treguar, duke theksuar se është e përkushtuar të ofrojë shërbime cilësore dhe të pandërprera për të gjithë konsumatorët. /Telegrafi/