LAJMI I FUNDIT:

KRU “Hidrodrini” njofton për situatën në burimet e Dukagjinit: Ka klorinim të rregullt dhe vëzhgim të gjendjes

KRU “Hidrodrini” njofton për situatën në burimet e Dukagjinit: Ka klorinim të rregullt dhe vëzhgim të gjendjes
Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, ka njoftuar të premten se në tërë zonën e mbulueshmërisë, komunat Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik po vazhdon të përcjell nga afër situatën e krijuar dhe gjendjen e burimeve, si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut.

Në përditësimin e pasdites (të orës 15:00), konstatohet se situata mbetet nën kontroll, mirëpo bëhet thirrje sërish, që të gjithë konsumatorët të cilët vërejnë turbullira të ujit, mos ta konsumojnë për pije pa e vluar.

Tutje, bëhet e ditur se në të gjitha burimet ka klorinim të rregullt dhe vëzhgim të gjendjes, pandërprerë.


PEJA:

Turbullira vazhdojnë të paraqiten në burimin e Drinit të Bardhë (Radavc), i cili furnizon pjesën veri-lindore të qytetit dhe fshatrave të Pejës, që nga Rrokaqielli. Konsumatorët e kësaj pjese apelohen që ujin për pije ta konsumojnë vetëm të vluar.

DEÇANI:

Nga mbrëmja turbullira janë paraqitur në Burimin e CDF-së – Njësia Operative Deçan. Konsumatorët e këtij burimi që mbulon fshatrat Dubovik, Prapaqan, Papiq dhe Krushec vazhdojnë të mbeten pa ujë, meqë ekipet e terrenit janë detyruar të ndërprerjnë furnizimin për shkaqe sigurie dhe operacionale deri në sanim të situatës.

KLINA: 

Burimi i Jerinës është vërshuar nga rritja e nivelit të ujit në lumin Klina dhe si pasojë furnizimi nga ky burim është ndërprerë, për shkak të turbullirës se madhe. Deri në kthimin e furnizimit në gjendje të rregullt pa ujë mbesin fshatrat; Jashanicë, Kerrnicë, Pograxhë, Shtupel, Ujmirë, Siqevë, Jellovc, Gjurgjevik i Madh dhe një lagje në Gjurgjevik të Vogël, Klinavc, Dollc dhe Dresnik.

Burimi i Ujit në Garabil, është vërshuar dhe pa furnizim kanë mbetur fshatrat Sferkë, Volljakë, Dush dhe Qupevë e naltë.

Burimi i Dolloves është shkyçur nga furnizimi, pasojë turbullirat e paraqitura. Furnizon Dolloven dhe Rastoken.

Fshati Berkovë, nuk ka furnizim me ujë, shkak ndërprerja e energjisë elektrike.

ISTOG:

Burimi i Istogut, pasdite janë paraqitur turbullira në nivel të ultë. Konsumatorët që furnizohen nga ky burim, apelohen që ujin për pije ta konsumojnë vetëm të vluar.

Mbivada mbetet e shkyçur nga furnizimi, për shkak të prishjes. Pa furnizim mbeten fshatrat Shushicë e epërme, Shushicë e poshtme, Zhakovë, Rakosh dhe Uçë.

JUNIK:

Turbullira – Burimi Shkozë. Konsumatorët e kësaj pjese (lagja ‘Agim Ramadani’), apelohen që ujin për pije ta konsumojnë vetëm të vluar.

“Në zbatim dhe koordinim të kërkesave të Ministrisë së Ekonomisë, gjegjësisht zv/Ministri Getoar Mjeku dhe Kryeshefit Ekzekutiv të KRU ‘Hidrodrini’, ing. Agron Tigani, të gjitha Njësitë Operative të zonës së mbulueshmërisë krahas angazhimeve dhe detyrave në ujësjellës dhe kanalizim, kanë vënë në dispozicion të komunave mjetet e rënda të punës, eskavatorë, kamionë dhe pompa në shërbim të uljes së rrezikut të përgjithshëm dhe shpëtimin e qytetarëve”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media.

Sipas IHMK-së, rreshjet pritet të vazhdojnë andaj edhe masat e KRU “Hidrodrini” të gatishmërisë mbeten në fuqi.

“Përditësimi vlen deri në njoftimin e radhës!”, bëhet e ditur tutje.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Kalo në kategori