LAJMI I FUNDIT:

KRRE-ja publikoi çmimet e rreja të energjisë elektrike në Maqedoni

KRRE-ja publikoi çmimet e rreja të energjisë elektrike në Maqedoni

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski njoftoi sot çmimet e reja të energjisë elektrike. Sipas tij çmimet e reja do të jenë në interes të kompanive të vogla, mikro kompanive dhe amvisërive. Bislimovski theksoi se po hyjmë në vitin e tretë të krizës energjetike.

“Vendimi për çmimet e reja të energjisë elektrike do të jenë në interes të qytetarëve dhe kompanive të vogla dhe mikro kompanive. Mbrojtja e standardit jetësor për qytetarët. Sinjalet që dërguan konsumatorët dhe amvisëritë është fakt që në periudhën e kaluar vërtet kanë kursyer”, tha Bislimovski duke shtuar se me vendimin e fundit të KRRE-së do të bëhen përpjekje për të ndihmuar konsumatorët e vegjël.

“Çmimi i përgjithshëm i energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël, nga 1 janari ulet për 20.15 për qind, ky çmim do të zbatohet për 70.000 kompani në vend, të cilat në periudhën e kaluar janë ballafaquar me rritje të harxhimeve për energji elektrike. Kjo është një masë konkrete e cila sjell ulje të dukshme të harxhimeve të tyre për energji elektrike. Bëhet fjalë për kompani të vogla dhe mikro kompani, shitore të vogla, floktari, kafiteri të vogla…kompani të cilat kanë nevojë për një ndihmë të këtillë”, deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.


“Tek amvisëritë, çmimi për energji elektrike, gjegjësisht tek blloku i parë ulet për 4.11 %, bllkoku i dytë ulet për 2.95 %, çmimi për bllokun e tretë rritet për 0.85 për qind dhe çmimi për Bllokun e katërt rritet për 7.65 për qind. Për 99.2 për qind të amvisërive do të ulet çmimi i energjisë elektrike”, deklaroi Bislimovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori