LAJMI I FUNDIT:

Kroacia e shqetësuar nga ushtrimet ushtarake serbo-ruse

Kroacia e shqetësuar nga ushtrimet ushtarake serbo-ruse

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, ka deklaruar se është e shqetësuar për shkak të ndikimi rus në Ballkan dhe ushtrimeve ushtarake të përbashkët mes Rusisë dhe Serbisë.

Siç raporton shërbimi serb i mediumit rus “Sputnik”, Kitaroviq ka thënë se Rusia është duke bashkëpunuar në mënyrë aktive me disa shtete në rajon, si për shembull me Serbinë me të cilën po organizon edhe ushtrime të përbashkëta ushtarake “Vëllazëria sllave”, të planifikuar këtë nëntor, transmeton lajmi.net.

“Kjo na shqetëson veçanërisht neve”, ka thënë Kitaroviq. Ajo vlerëson se BE dhe NATO duhet t’i lënë dyert e hapura për vendet e Evropës Juglindore në mënyrë që të largojnë ndikimin e Rusisë në rajon.


“Para disa viteve kemi parë ndikimin rus në disa aspekte: ekonomik dhe financiare dhe përpjekje për t’u përfshirë në shërbimet tona të informimit”, ka thënë Kitaroviq, në samitin e NATO-së që po mbahet në Varshavë, transmeton lajmi.net.

“Përgjigja më e mirë do të ishte që të hapen dyert (EU, NATO). Jo vetëm të lihen të hapura, por edhe të ndërmerren hapat e parë të shteteve të Evropës Juglindore drejtë BE-së e veçanërisht drejtë NATO-s”, ka thënë e para e Kroacisë.

Në trend Botë

Më shumë
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Amerika
Kalo në kategori