LAJMI I FUNDIT:

Kriza e lirës turke, Erdogan telefonatë urgjente me Putinin pas “goditjes” nga Trump

Kriza e lirës turke, Erdogan telefonatë urgjente me Putinin pas “goditjes” nga Trump

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike urgjente me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pas thellimit të krizës ekonomike që përfshiu Turqinë.

Liderët e dy vendeve në këtë bisedë diskutuan për lidhjet ekonomike mes dy vendeve pas rënies së ndjeshme të monedhës turke.


Pak orë pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për dyfishimin e tarifave doganore ndaj çelikut dhe aluminit me origjinë nga Turqia, burime nga Kremlini thonë se Erdogan dhe Putin diskutuan edhe për tema si energjia.

Në një postim në Twitter, Trump tha se tarifa për importet e aluminit do të arrijë në 20% ndërsa për çelikun 50%, ndërkohë që lira turke “po rrëshqet me shpejtësi në rënie kundrejt dollarit tonë shumë të fortë!”

Ai deklaroi gjithashtu se, “Marrëdhëniet e SHBA me Turqinë nuk janë të mira tani!”

Menjëherë pas postimit të Trump, aksionet e dy prodhuesve turq të hekurit e bakrit, Kardemir dhe Erdemir ranë për 8 përkatësisht 9.9 për qind.

Megjithë rënien e lirës përballë dollarit këtë pasdite, lideri turk ka lënë shqetësimet duke u thënë turqve se “ne kemi Zotin”.

Në këtë bisedë telefonike Trump dhe Putin gjithashtu diskutuan edhe për situatën në Siri.

Pak ditë më parë Putin, Erdogan dhe Rohani patën një takim në Sochi për të diskutuar fundin e luftës në Siri.

Pavarësisht se Turqia është anëtare e NATO-s, ajo ka pasur mosmarrëveshje të mëdha me SHBA-të për luftën në Siri, sidomos për pozicionin që ka mbajtur SHBA në raport me kurdët.

Turqia ka sulmuar forcat kurdë të YPG në Afrin dhe duke marrë kontrollin e atij territori, pavarësisht mbështetjes që SHBA u kishte dhënë këtyre të fundit, shkruan Daily Express përcjell Telegrafi.

Turqia këtë e bëri në saje të operacionit të quajtur “Dega e Ullirit”, me arsyetimin se po pastronte zonën nga elemente terroriste që rrezikonin sigurinë e shtetit turk.

Në janar, Erdogan kishte deklaruar se operacionet e tilla nuk do të ndaleshin me Afrinin, pavarësisht mundësisë për t’u përplasur ushtarakisht me SHBA-të në ato zona.

Raportet mes dy aleatëve të NATO-s u tendosën edhe më shumë kur Turqia arrestoi pastorin amerikan Andrew Brunson nën akuzat për spiunazh dhe terrorizëm.

Tarifat fillestare të Trump ndaj Turqisë kanë filluar të japin efekt, tregjet financiare tashmë kanë filluar të vuajnë efektet.

Të premten në mëngjes dollari amerikan shkëmbehej me 5.75 lira turke, ndërkohë që të enjten kishte vlerën 5.55.

Rënia e lirës ndodhi për shkak të shqetësimeve për ekonominë turke dhe thellimit të përplasjeve me SHBA-të.

Erdogan u bëri thirrje turqve që të ndihmojnë vendin nga “lufta ekonomike” që po zhvillohet sipas tij kundër Turqisë, duke shkëmbyer kursimet e dollarëve që kanë me lira vendase.

Erdogan përsëriti gjatë një fjalimi për mbështetësit e tij edhe njëherë shprehjen: “Këmbejini eurot, dollarët dhe arin që mbani nën jastëkët tuaj në lira në bankat tona”.

Turqia ka aksione në shumë banka të njohura evropiane dhe zhvlerësimi i mëtejmë i lirës turke paraqet rrezik edhe për këto banka./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Bosnja
“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

Evropa
SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori