Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, u bë zytarisht mbrëmë (e hënë) pjesë e skuadrës së Torinos. 

Asllani u transferua tek klubi italian në formë huazimi me pagesë prej 1.5 milionë eurosh me të drejtë blerje të kartonit për 12 milionë euro në fund të sezonit. 


Pas kompletimit të transferimit, 23-vjeçari është përshëndetur me tifozët e Interit, përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale. 

Postimi i plotë i Kristjan Asllanit: 

Tifozë të dashur zikaltër, 

Ka ardhur momenti të përshëndetemi, dhe besomëni, nuk është e lehtë të gjej fjalët e duhura. 

Të vesh fanellën e Interit ka qenë një ëndërr që e kam ruajtur që fëmijë, kur mbështesja këto ngjyra me sy plot admirim. 

Sa herë që kam zbritur në fushën e "San Siro", kam ndier krenarinë dhe përgjegjësinë për të përfaqësuar një skuadër që do të mbetet përgjithmonë pjesë e imja.

Falënderoj Interin që më dha mundësinë ta realizoj këtë ëndërr. 

Një falënderim i veçantë për shokët e mi të skuadrës, që nuk kanë qenë vetëm ekip, por një familje e vërtetë, dhe për gjithë stafin që më ka shoqëruar gjatë këtij rrugëtimi. 

Gjithmonë jam përpjekur ta nderoj këtë fanellë me përkushtim, sakrificë dhe respekt. 

Të gjithëve atyre që më kanë mbështetur, u shpreh mirënjohjen time të thellë. 

Po largohem nga Milano, por Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time, sepse kur i dashuron këto ngjyra që fëmijë, nuk pushon kurrë së mbajturi me vete. 

Me shumë dashuri, Kristjan 

/Telegrafi/

telegrafi sport app