Aktorja amerikane, Kristen Stewart, e cila aktualisht është në lidhje me modelen Stella Maxwell, ka thënë se nuk dëshiron ta kufizojë seksualitetin e saj dhe është e hapur edhe për lidhjet me meshkuj.

"Disa njerëzve u pëlqen sandviçi me djathë dhe do ta hanë çdo ditë deri në fund të jetës. Unë dua të provoj gjithçka".


stella (US Weekly)

"Nëse do ta provoj sandviçin me djathë, do të them: 'Më pëlqen, por çka ka tjetër në meny'", është shprehur aktorja në një intervistë për Harper’s Bazaar.

pattinson

Nga lidhjet e kaluara të Kristen, përmendim atë me këngëtaren SoKo dhe lidhjen e mëhershme me yllin e "Twillight", Robert Pattinson.

Gjatë intervistës, ajo ka thënë se ka qenë e dashuruar me këdo që ka qenë në një lidhje.

soko (Rex/Shutterstock)

"Mendoni se aktroj për gjithçka? Gjithmonë e kam pranuar dualitetin tim (biseksualizmin) dhe besoj në të. Asnjëherë nuk jam ndier konfuze, vetëm se nuk kam dashur që dikush të më përqeshë për këtë gjë", ka thënë 27-vjeçarja. /Telegrafi/

bazzar (Harper’s Bazaar)