Kris u shfaq me një pamje të freskët dhe të rinovuar, duke veshur pantallona lëkure të zeza dhe një xhaketë Prada me zbukurime lulesh.

Flokët e saj të shkurtë dhe të errët ishin tërhequr nga fytyra, ndërsa kishte një shkëlqim natyral në buzë.


Kris u pa duke biseduar jashtë restorantit me një mike, vetëm pak javë pasi u përfol për një ndërhyrje të mundshme kirurgjikale në fytyrë, shkruan DailyMail.

99131067 14789515 Kris Jenner 69 looked younger than ever as she stepped out for d a 7 1749273819039

Në fakt, fansat në rrjetet sociale e ngatërruan disa herë me vajzën e saj, Kim Kardashian, për shkak të pamjes së saj rinore dhe të freskët.

Stilisti i flokëve i familjes Kardashian/Jenner, Chris Appleton, publikoi fotografi të Kris në Paris ku ajo dukej fantastike me fustan të zi kadifeje dhe flokë të mbledhura.

99131065 14789515 The momager who recently underwent a new facelift by celebrity p a 10 1749273819130

Një burim për DailyMail.com tha se Kris ka humbur peshë dhe tani mbart masën 6, shumë më të vogël se më parë, dhe është shumë e lumtur për këtë ndryshim.

Përfaqësuesi i Kris-it konfirmoi se ajo ka vizituar kirurgu plastik të njohur Dr. Steven M. Levine, i njohur si “maestro i liftingut të fytyrës”.

Fansat e lavdëruan transformimin e saj dhe disa komentuan se duket më shumë si një nga motrat Kardashian sesa si vetë Kris-i, duke e quajtur “rilindjen e Kris Jenner në 2025”. /Telegrafi/

99131147 14789515 image m 128 1749271910268