LAJMI I FUNDIT:

Kreu i OBSH-së i përgjigjet presidentit Trump, pasi ky i fundit e kërcënoi që do t’i heqë fondet për organizatën

Kreu i OBSH-së i përgjigjet presidentit Trump, pasi ky i fundit e kërcënoi që do t’i heqë fondet për organizatën

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, iu është përgjigjur të mërkurën kritikave të Presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, menaxhimi i pandemisë nga organizata është shqyrtuar gjithnjë e më shumë, ndërsa rastet globale nga coronavirusi kanë shkuar mbi 1 milion.

Me këtë rast Presidenti amerikan Donald Trump, kërcënoi se do të hiqte fondet për OBSH-në.


“Ju lutemi mos e politizoni këtë virus”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi në Gjenevë.

“Nëse nuk doni që rastet e virusit të rriten atëherë nuk duhet ta politizoni këtë çështje”, është shprehur ai.

“Uniteti i vendit tuaj do të jetë shumë i rëndësishëm për të mposhtur këtë virus të rrezikshëm”, ka thënë ai.

“Më 5 janar OBSH njoftoi të gjitha vendet anëtare për shpërthimin e ri, duke publikuar lajme për virusin në faqen e saj të internetit. Ndërkaq më 10 janar ka publikuar një paketë udhëzimesh për vendet se si të zbulojnë dhe të testojnë rastet e mundshme”, ka thënë të mërkurën Ghebreyesus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kalo në kategori