LAJMI I FUNDIT:

Kreu i një bande droge të Amerikës Latine vishet si grua në përpjekje për t’u arratisur nga burgu

Kreu i një bande droge të Amerikës Latine vishet si grua në përpjekje për t’u arratisur nga burgu

Pamjet e kamerave të vëzhgimit kanë kapur momentin kur një udhëheqës i lartë i një bande droge të Amerikës Latine ishte veshur si grua në përpjekje për t’u arratisur nga burgu në Paraguaj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, César Ortíz, i cili njihet edhe si “Gordito Lindo”, iu shmang protokollit të sigurisë në burgun famëkeq Kombëtar Tacumbú në kryeqytetin e vendit Asunción më 29 maj.


Siç thuhet më tej, 36-vjeçari, i identifikuar si personi i dytë që komandonte operacionet e Klanit Rotela, kishte një vizitë në burg nga një grua, e cila e shoqëroi në një dhomë private, raportuan mediat lokale.

Dhe në një moment gjatë vizitës, ai ndërroi petkun e burgut me rroba të femrave.

Ai madje leu thonjtë e gishtave me llak, shtoi qerpikë fals, aplikoi grim në fytyrën e tij dhe vendosi një parukë.

Autoritetet thanë se Ortíz nuk u zbulua teksa ecte nëpër disa pika kontrolli përpara se një roje të hapte portën e daljes nga burgu.

Ndërkohë policët vunë re Ortíz-in disa blloqe larg burgut dhe arrestuan edhe tre persona të tjerë, të cilët dyshohet se ishin pjesë e komplotit, teksa ishin gati ta largonin në një strehë në rajonin qendror të Paraguait.

Ortíz u dërgua në burgun kombëtar Emboscada në komunën e Emboscada – 32 milje larg nga Asunción.

Jessica Salinas u bëri thirrje autoriteteve që ta transferonin bashkëshortin e saj përsëri aty ku ishte.

Ortiz ishte burgosur në burgun kombëtar Tacumbú që nga viti 2019, duke vuajtur një dënim me tetë vjet pasi ai dhe tre të dyshuar të tjerë u arrestuan për grabitjen e rreth 4,400 dollarëve nga një pikë karburanti në Asunción. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori