LAJMI I FUNDIT:

Përçarje midis ushtrisë ruse dhe grupit Wagner, Prigozhin thotë se ia bombarduan kampin me raketa

Përçarje midis ushtrisë ruse dhe grupit Wagner, Prigozhin thotë se ia bombarduan kampin me raketa

Shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yvgeny Prigozhin raporton se kampi i tyre ra preh e një sulmi masiv me raketa nga forcat e armatosura ruse, raporton Kyiv Post.

Si rrjedhojë, Prigozhin ka premtuar se do të hakmerret ndaj këtyre sulmeve, transmeton Telegrafi.


Shefi i grupit Wagner thuhet se do të luftojë me udhëheqjen ushtarake dhe se administrata presidenciale dhe strukturat shtetërore jo-ushtarake nuk do të preken.

Bazuar në pamjet të shpërndara në rrjetin social Twitter, kampi ishte i përfshirë nga flakët.

Gjatë ditës, Prigozhin kishte ndarë një video në Telegram ku kishte fajësuar ministrin e mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu për fillimin e luftës së Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.

Duke folur fillimisht për luftimet në Ukrainën lindore që filluan në vitin 2014 pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë, Prigozhin tha: “Ne po i godisnim ata dhe ata po na godisnin ne. Kështu vazhdoi për tetë vite të gjata, nga 2014 deri në 2022. Ndonjëherë numri i përleshjeve do të rritej, ndonjëherë do të zvogëlohej”.

“Më 24 shkurt [2022] nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme atje. Tani Ministria e Mbrojtjes po përpiqet të mashtrojë publikun, të mashtrojë presidentin dhe të tregojë një histori se ka pasur një agresion të çmendur nga Ukraina, se së bashku me të gjithë bllokun e NATO-s, Ukraina po planifikonte të na sulmonte”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori