Drejtori i CIA-s, William Burns, pretendon se presidenti rus, Vladimir Putin, ndoshta është ende duke analizuar mundësitë se si të sillet me shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin. Një muaj më parë, mercenarët e Wagnerit dhe bosi i tyre udhëhoqën një rebelim në Rusi.
“Rebelimi i Wagnerit ekspozoi dobësi të konsiderueshme në sistemin e pushtetit që ndërtoi Putin. Ai do t’i hakmerret Prigozhinit”, tha Burns dje në Forumin e Sigurisë në Aspen, shkruan bbc.
Prigozhin u shpërngul, por nuk është e qartë se ku ndodhet tani sepse së fundmi ka qenë në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, por edhe në Rusi. Kreu i CIA-s beson se Putini po përpiqet të blejë kohë gjersa të gjej mënyrën për ta larguar nga skena ish-aleatin.
Mercenarët e Wagnerit kanë ende vlerë për udhëheqjen ruse në vende si Afrika, Libia dhe Siria, kështu që Putini ka të ngjarë të përpiqet të ndajë grupin nga udhëheqësi i tij, tha Burns.
“Putini është dikush që mendon se hakmarrja është një pjatë që shërbehet më së miri e ftohtë. Në përvojën time, Putini është apostulli i fundit i hakmarrjes, kështu që do të habitesha nëse Prigozhin do ta shmangte hakmarrjen”, tha Burns.
Në fillim të këtij muaji, presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se ekziston rreziku që mund të helmohet shefi i Wagnerit. “Po të isha në vendin e tij, do të shikoja se çfarë ha. Do të mbaja një sy në menunë time”, komentoi lideri amerikan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë