Krerët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut në ‘Facebok’ kanë uruar për festën e 28 nëntorit.
Telegrafi Maqedoni më poshtë u sjell urimet:
Ali Ahmeti:
Më kujtohet si i ri fare dhe fëmijë, në vitin 1970 pas ngritjes së flamurit, pas rënies së Fazli Graiçevcit dhe dhe Murat Mehmetit, si gjimnazist, depërtoi një literaturë prej poetëve popullorë nga jashtë që shpërndahej nga një mullixhi Sadri Mustafa në vendlindjen tonë.
Atëherë dhe sot nuk i kam harruar ligjërimet e atij poeti popullorë për ngritjen e flamurit ku ai përpiqet të shpjegoj për sakrificat që bënë për mbijetesë shqiponja dhe këtë ligjërim e ndërpret Ismail Qemali, gjithmonë sipas poetit popullorë:
Gëzuar festën tonë të madhe miq, rroftë kombi shqiptar!
Ziadin Sela:
Të dashur shqiptarë, 28 Nëntori, festa e shumfishtë për kombin, edhe pse këtë vit po shënohet nën hijen e pandemisë, na bashkon si gjithmonë, për t’i festuar në mënyrë modeste ngjarjet historike, që lidhen me heronjtë tanë kombëtar. Skënderbeun dhe kohën kur i kthehet atdheut, Ismail Qemalin me shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë dhe Komandantin Adem Jashari më luftën e UÇK-së.
Të gjitha këto ngjarje të lavdishme, pa Flamurin kuq e zi, me shqiponjën dykrenare, nuk do e kishin shkëlqimin që e kanë, e as fuqinë emocionale dhe dashurinë e të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen ata.
Të dashur bashkëkombas për këtë festë madhështore, që mision e ka bashkimin dhe dashurinë mes vëllezërish të një Gjuhe, një Gjaku, një Kombi dhe rreth një Flamuri, GËZUAR!
Afrim Gashi:
Dita e Flamurit është festë që i bashkon shqiptarët anekënd botës, është festë mbi të cilën e ndërtuam shtetin, kombin dhe identitetin tonë mbarëkombëtar.
E gëzofshim për mot e jetë 28 Nëntorin.
Urime!
Bilall Kasami:
Mbi idealet e të parëve të lidhur me Besë, një histori e artë e shkruar me shkronja Shqiptarie ngjyrë gjaku, të derdhura mbi flamurin më të bukur në botë.
Gëzuar 28 Nëntorin!
Menduh Thaçi:
Me respekt të veçantë përkujtojmë Ditën e Flamurit dhe Pavarsisë së Shqipërisë, të gjithë ata që me sakrificën e tyre bartën te ne idenë për të qenë të lirë dhe krenarë. 28 Nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar.
Uroj që të gjithë së bashku të vazhdojmë në këtë rrugëtim drejt realizimit të aspiratave tona të përbashkëta.
Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë Ditën e Flamurit dhe Festën Kombëtare të Shqipërisë.
Vesel Memedi:
Dita e flamurit dhe pavarësisë së shtetit shqiptarë është rrumbullakësimi i sakrificës së vazhdueshme të më shumë gjeneratave ndër shekuj, me synim krijimin e shtetit shqiptar në trojet etnike shqiptare. Falë kësaj sakrifice të madhe, më 28 Nëntor të vitit 1912 në Vlorë, Ismail Qemali me patriotët më të mëdhenj të kohës shpallën pavarësinë e Shqipërisë, pavarësi kjo që u legjitimua ndërkombëtarisht, edhe pse gjysma e tokave shqiptare u gjendën jasht kufijve të shtetit shqiptar.
Sot, në këtë ditë të madhe për kombin, duhet të themi me maturi të madhe se shqiptarët vazhdojnë të jenë nën një betejë të vazhdueshme për të rikonfirmuar veten si antarë të respektuar në familjen e kombeve perëndimore, ku ballafaqimi me drejtësinë i krerëve më të lartë të UÇK-së është dëshmia më e lartë e këtyre vlerave perëndimore, se shqiptarët ndër shekuj kanë luftuar për liri dhe drejtësi. Nuk ka dilemë se shumë procese kanë lëvizur përpara, por nuk duhet harruar se sfidat e kombit shqiptar janë po aq komplekse dhe sfiduese si edhe një shekull më parë. Kërkohet angazhim i të gjitha kapacitetve kombëtare në udhëheqjen e kombit në të gjitha tokat shqiptare, që përvjetoret e radhës të mos jenë vetëm kujtime historike, por edhe shpresë dhe ardhmëri më e ndritur për kombin shqiptarë. E gjith kjo do të arrihet vetëm me zbardhjen e së vërtetës për të gjith fenomenet që kanë ndodhur ndër shekuj, që kanë patur për synim lirinë, barazinë, dhe drejtësinë.
Dita e Pavarësisë është dita e përjetësisë së një kombi, dita më e rëndësishme dhe më jetike për pjesëtarët e tij. Andaj, më lejoni që në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, të gjithë shqiptarëve t’ua uroj Ditën e Flamurit – Ditën e Pavarësisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni do të ndiqen nga qindra vëzhgues
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni – gjithçka që duhet të dini
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert