Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu kanë qëndruar sot për vizitë në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, ku janë pritur nga presidenti i saj, Muamed Sejdini, sekretari gjeneral Filip Popovski dhe zëvendës sekretari gjeneral Drilon Ganiu.
Drejtuesit e FFK-së në këtë takim uruan Muamed Sejdinin për zgjedhjen në postin e presidentit të FFM-së, ndërsa krerët e dy federatave në takim shkëmbyen përvoja në lidhje me organizimin e garave dhe ndeshjeve, investimit në infrastrukturë, si dhe shfrytëzuan këtëtakim për të dëshmuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes veti.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Federatës së futbollit të Kosovës shfrytëzoj mundësinë të ju uroj për zgjedhjen tuaj president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe t’ju dëshiroj shumë suksese dhe fat në të ardhmen”.
“Duke ju njohur personalisht, jam i bindur se besimin e merituar do ta arsyetoni në mënyrën më të mirë dhe angazhimi juaj do të kontribuojë për zhvillimin e futbollit në vendin tuaj. Ne gjithmonë kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme me federatën tuaj dhe mbase kjo është arsyeja që këtu ndjehemi si në shtëpinë tonë. Prandaj jemi shumë falënderues pasi kontributi juaj ndikon edhe në zhvillimin e futbollit në rajon”.
“Për Federatën e futbollit të Maqedonisë dëgjojmë vetëm fjalë të mira në mbledhje apo seminare të ndryshme që organizohen nga UEFA dhe FIFA. Është e qartë se me punën tuaj e keni merituar atë besim dhe nuk kemi dyshim se kjo qasje edhe në të ardhmen do t’ju sjellë rezultate të mira dhe punë të suksesshme. Shpresojmë që edhe ne si federatë më e re do të shfrytëzojmë përvojën tuaj për shumë punë”, u shpreh presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi.
Ndërkohë presidenti i FFM, Muhamed Sejdini ka falënderuar krerët e FFK-së për vizitën.
“Falënderim për vizitën dhe fjalët e bukura me rastin e zgjedhjes time president i FFM-së. Ne si federatë gjithmonë jemi të hapur për bashkëpunim, posaçërisht me miqtë tanë të afërt nga rajoni dhe nuk dyshoj se ashtu do të jetë edhe në të ardhmen”.
“Kjo është mundësi e mirë për të ndërruar përvojat në aspekt të organizimit të ndeshjeve, infrastrukturës së futbollit, por edhe të flasim për probleme të caktuara me të cilat përballemi këtu në Maqedoni dhe në Kosovë. Jam i bindur se në të ardhmen bashkëpunimi ynë do të thellohet dhe kjo do të jetë në të mirë të dy federatave”, tha presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini. Në fund të takimi u shkëmbyen edhe dhurata ndërmjet dyja delegacioneve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe