LAJMI I FUNDIT:

Krepa të fryra: Përmirësoni recetën tuaj dhe bëni diçka krejt tjetër

Krepa të fryra: Përmirësoni recetën tuaj dhe bëni diçka krejt tjetër

Nëse keni vetëm një vezë dhe ju pëlqen të hani diçka të ëmbël, mos u shqetësoni, ne e kemi një zgjidhjen për ju

Recetë për krepa të fryra


Përbërësit:

– 1 vezë (të mbajtur në temperaturë dhome);
– 2 lugë miell të zakonshëm;
– 1 lugë mjaltë;
– 1,5 lugë sheqer;
– ½ lugë e vogël ekstrakt vaniljeje;
– 3 – 4 pika lëng limoni ose uthulle.

Përgatitja:

Në një enë përzieni të verdhët e vezës, miellin dhe qumështin. Shtoni ekstraktin e vaniljes dhe sërish përzieni.

Në një enë tjetër tundni të bardhët e vezës me lëngun e limonit, derisa të bëhet krem i fortë. Bashkoni ngadalë të dy përzierjet. Hidhni vaj dhe nxehni një tigan të thellë.

Qitni përzierjen dhe shtoni dy lugë supe ujë dhe mbuloni. Kur të fërgohet njëra anë, rrotullojeni derisa të piqet edhe ana tjetër.

Shërbejini me fruta, dhe pasi është verë, pse jo, me akullore.

Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.