LAJMI I FUNDIT:

Krenoi shqiptarët me paraqitjen e saj fantastike në MTV EMA, Ava Max: Zemra ime ishte gati të plaste nga dashuria që më dhatë

Krenoi shqiptarët me paraqitjen e saj fantastike në MTV EMA, Ava Max: Zemra ime ishte gati të plaste nga dashuria që më dhatë
Ava Max në MTV EMA 2019 (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Ava Max, është pa diskutim sensacioni ndërkombëtar i vitit.

Ajo së fundmi, i krenoi të gjithë shqiptarët me paraqitjen e saj glamuroze në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

Ava Max në MTV EMA 2019 (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

krahas interpretimit fantastik live të dy prej hiteve të saj “Torn” dhe “Sweet bus Psycho”, Ava Max u nderua edhe me një nga çmimet e mbrëmjes.


24-vjeçarja u shpall triumfuese në kategorinë “Depërtimi i vitit”, si një nga artistet e reja e cila ka qenë e suksesshme duke fituar një vend në tregun muzikor internacional.

Ava Max në MTV EMA 2019 (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

E veshur nën ngjyrat kuq e zi, Ava dhuroi një interpretim fantastik për publikun, për të cilin mesa duket kanë punuar dhjetëra njerëz.

Ava Max fiton çmimin për 'depërtimin e vitit' në MTV EMA
Lexo po ashtu Ava Max fiton çmimin për 'depërtimin e vitit' në MTV EMA

Në një video të shkurtër të shkëputur nga performanca, e të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, këngëtarja bëri një falënderim për të gjithë ata që i ndihmuan të ketë këtë paraqitje fantastike.

https://www.instagram.com/p/B4dCmjaFKgI/

“Paraqitja ime e parë në MTV EMA! Faleminderit! Zemra ime mund të pëlciste nga e gjithë dashuria që ndjeja nga audienca! Avatarët (klubi i fansave) janë më të fortë dhe ju e vërtetuat atë mbrëmë. Dua të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit! Sa shumë njerëz për të falënderuar, unë do të filloj me balerinët dhe koreografët e mi të bukur! @theedengarden – @paulcaslin, drejtorin krijues më të mirë me të cilin kam punuar deri më tani për shfaqjet e mia live! Dhe @adamblackstone për efektet mahnitëse të tingullit dhe aranzhimet e vargut! Faleminderit @greglevitt – Inxhinier i tingullit që më pate mua! Gjithashtu skuadrës së dukjes. @nettyjordan @monaleannemakeup dhe për veshjen @jacfleurant @eddagud. Të gjithë nuk i përmenda më lart që ndihmuan pa u lodhur, faleminderit për punën tuaj të palodhur!”, ka shkruar Ava Max në Instagram.

Përndryshe, ajo po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit “Freaking me out”, të cilin el ansoi së fundmi me rastin e festës së Halloweenit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori