Stresi, mungesa e gjumit, mosha dhe alergjitë mund të kontribuojnë që sytë t’ju duken të lodhur, të kenë rrudha dhe të mos jenë në formën e duhur.

Shumica e njerëzve shpenzojnë para të majme në krema të shtrenjtë për sy, por rrallëherë i gëzojnë efektet e premtuara, transmeton Telegrafi.

Prandaj, ekspertët ju sugjerojnë që të provoni edhe produkte shtëpiake të cilat mund t’i përgatitni vet dhe që ju ofrojnë efekte të mahnitshme.

Përbërësit:

– Vaj organik kokosi
– Vaj esencial temjani
– Tableta të vitaminës E

Vaji i kokosit është baza për këtë krem të hidratimit të syve, dhe shumë lehtë penetron në lëkurë. Vaji esencial i temjanit është përdorur për shekuj të tërë dhe ofron efektet ë mahnitshme për lëkurën duke i parandaluar rrudhat, gërvishtjet, duke e zbutur lëkuren dhe duke i larguar shenjat e plakjes.

Në anën tjetër, vitamina E ka veti antioksiduese të cilat e mbajnë lëkurën të butë, i riparon dëmet e lëkurës dhe i parandalon rrudhat dhe plakjen e parakohshme.

Përgatitja:

Në një enë shtoni një lugë gjelle vaj kokosi, përzijeni pak për ta ngrohur, pastaj shtojani dy kapsula vitaminë E dhe 2-3 pika vaj temjani. Përzieni mirë dhe transferojeni kremin në një mbajtës më të vogël me kapak.

Vendoseni atë në frigorifer.

Një pjesë të vogël të kremit e aplikoni nën sy para gjumit dhe e lini tërë natën. Ju gjithashtu mund ta përdorni edhe në mëngjes, por duhet të prisni 10 minuta para se ta aplikoni makijazhin. /Telegrafi/