LAJMI I FUNDIT:

Krejt çka ndodhi në seancën për Astrit Deharin

Krejt çka ndodhi në seancën për Astrit Deharin

Në seancën e jashtëzakonshme për rastin Dehari, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan rezolutën e propozuar nga PDK e LDK, në të cilën ndër tjera thuhet se “familja mund të kërkojë ekspertizë nga çdo vend i BE-së ose SHBA dhe Qeveria t’i heq të gjitha shpenzimet”.

 
Pas më shumë se pesë orësh debat për vdekjen e Astrit Deharit, deputetët kaluan rezolutën e propozuar nga PDK e LDK, në të cilën ndër tjera thuhet se “familja mund të kërkojë ekspertizë nga çdo vend i BE-së ose SHBA dhe Qeveria t’i heq të gjitha shpenzimet”.

Derisa brenda në sallë pritej të niste seanca e jashtëzakonshme për rastin Dehari, jashtë Kuvendit shoqëria civile ishte mbledhur për të protestuar.


Me afër gjysmë ore vonesë nisi seanca e iniciuar nga PDK dhe e përkrahur nga LDK.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, tha se grupi që ai e përfaqëson është i interesuar ta dijë se çka ka ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në ditën kur vdiq aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, muajin e kaluar.

“Duam ta kuptojmë se çka ka ndodhë me jetën e një të riu pa marrë parasysh e ka qenë apo jo i përfshirë në një aktivitet për të cilin dyshohej”, tha Pajaziti.

Ndërsa Ismet Beqiri, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, kërkoi që në debatin për Astrit Deharin të diskutohet me argumente, jo me fyerje.

Beqiri u shpreh edhe kundër përfitimit politik nga ky rast. “Jo të flasim nga fundi i barkut, por të flasim me arsye”, tha ai.

E shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se Deharin e vrau mungesa e shtetit.

“Unë e di që ky pushtet është i profilizuar në kidnapime, por kurrë nuk e kam menduar që kjo seancë do të kidnapohet. Kjo seancë u kidnapua nga PDK e LDK”, tha Konjufca.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, kërkoi që Byroja Amerikane e Hetimit, FBI, të përfshihet në hetimin e vdekjes së Astrit Deharit.

“Ne kërkojmë që në këtë hetim të përfshihet FBI sikur në rastin e vdekjes së Dino Asanajt. Ata dinë ta bëjnë më së miri punën në hetimin e këtij rasti”, tha Lekaj.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, tha sot se ka kërkuar nga Prokuroria që të hetohen deklaratat e dhëna nga avokati Tomë Gashi, mbrojtës i familjes së Astrit Deharit, dhe raporti i dy ekspertëve të pavarur të angazhuar nga familja.

“Unë kam kërkuar nga kryeprokurori që të hapet pista e hetimit edhe në pretendimet e tyre dhe këta të tre të intervistohen”, tha ministrja Hoxha.

“Prokuroria është duke hetuar shkaqet e vdekjes, duhet t’i lëmë ta bëjnë punën e tyre. Jemi të interesuar që ky rast të hetohet deri në fund, qoftë nëse është nevoja edhe me ndërkombëtarë”, shtoi ajo.

“Kërkojmë autorizimin e fillimit të hetimeve për z.Tomë Gashi, avokat, z. Besim Ymaj ekspert i mjekësisë ligjore dhe Besim Latifaj, patolog”, thuhet në letrën e Hoxhës drejtuar Aleksandër Lumezit, të cilën e ka siguruar KALLXO.com

Pasi seanca e sotme e Kuvendit për Astrit Deharin nisi me nënshkrimet e deputetëve të dy partive të koalicionit, shoqëria civile kërkoi që peticioni të merret parasysh.

Rekomandimet e propozuar nga PDK e LDK të cilët kanë thirrur seancën e jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit i prezantoi shefi i GP të PDK-së, Zenun Pajaziti.

“Rasti i vdekjes se Astrit Deharit në burgun e Prizrenit duhet të zbardhet në mënyrë transparente në mënyrë që mos të ketë mundësi manipulimi”, tha Pajaziti.

Ndërsa kërkoi që të mbështetet edhe rekomandimi, në të cilin siç thuhet “familja mund të kërkojë ekspertizë nga çdo vend i BE-së ose SHBA dhe Qeveria t’i heq të gjitha shpenzimet”. Këto rekomandime kaluan dhe u votuan nga 62 deputetë, 49 ishin për ndërsa 13 kundër.

Po ashtu, në votim u hodh edhe projekt-rezoluta e Vetëvendosjes, e cila ishte kërkesa që në Kuvend e solli shoqëria civile.

Edhe kjo rezolutë u votua nga 62 deputetë, por nuk kaloi ngase 20 vota ishin për, 17 kundër dhe 25 abstenime .

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, u gjet i vdekur më 4 nëntor në qelinë e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Sipas raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje. /KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori