LAJMI I FUNDIT:

Krejt çfarë ndodhi në Aeroportin e Prishtinës, pas daljes së aeroplanit turk nga pista (Video)

Krejt çfarë ndodhi në Aeroportin e Prishtinës, pas daljes së aeroplanit turk nga pista (Video)

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës nuk ka arritur të hapet deri në orët e pasdites të së martës, pas incidentit të një nate më parë, ku një aeroplan i kompanisë Turkish Airlines që po vinte nga Turqia doli nga pista, raporton KTV.

Derisa Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike po kryen hetimet rreth incidentit të mbrëmshëm se çfarë shkaktoi rrëshqitjen e këtij aeroplani, në të cilin ndodheshin 151 pasagjerë, të martën janë anuluar shumica e fluturimeve.

E kjo ka shkaktuar kaos të madh te pasagjerët, të cilët thonë se kanë pritur mbi 5 orë për të udhëtuar dhe në fund fluturimet e tyre u anuluan pa sqarime.


Në aeroplanin e mbrëmshëm që po ateronte nga Turqia si shkak i incidentit 6 persona kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të frikës dhe shqetësimit.

Zyrtarët e aeroportit konfirmuan se gjatë gjithë ditës është punuar që të largohet aeroplani sa më parë nga pista dhe të fillojnë operimet.

E në orët e pasdites aeroportit “Adem Jashari” iu kthye normalitetit.

https://vimeo.com/165175371

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori