Mungesa e profesionalizmit, normat e larta të interesit, monopoli i krijuar nga korporatat e mëdha, vlerësohen të jenë disa nga faktorët që vështirësojnë punën e bizneseve, e më pas çojnë në falimentimin e shumë prej tyre.
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, sivjet janë regjistruar 8,074 biznese, ndërsa janë mbyllur 1,302 prej tyre.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Musa Limani thotë për AktivPress se udhëheqja e firmave nga persona jo profesionalist po bën që shumë kompani të dështojnë në tregun kosovar.
“Është e vërtetë që në Kosovë gjatë një viti regjistrohen mbi 7-8 mijë firma të reja, mirëpo të njëjtën kohë edhe mbyllen mbi njëmijë biznese. Problemi kryesor këtu qëndron se me biznese udhëheqin jo profesionistët. Pra, mungesa profesionale është një prej shkaktarëve që qon deri të falimentimi. Kurse si problem në vete është edhe situata ekonomike, do më thënë është një situatë e rëndë që normalisht reflektohet në çdo subjekt ekonomik”, thekson Limani.
Mirëpo problemi kryesor për bizneset në Kosovë, sipas tij, janë politikat kreditore të bankave komerciale në vend.
Siç thotë ai, ato po i ngufasin firmat.
“Shumë instrumente të politikͅës fiskale, siç është TVSH-ja, tatimet, më pas politika kreditore, sidomos kjo është ajo që po ndikon shumë negativisht në afarizmin e bizneseve dhe normalisht edhe instrumentet e tregtisë së jashtme. Këtu do ta potencoja politikën kreditore, e cila është një ndër politikat më të ashpra në rajon edhe pse Kosova është një prej vendeve më të pazhvilluara të rajonit, e siç dihet kreditë paraqesin një burim kryesor dhe plotësues për biznesin”, tha ai.
“Asnjë biznes nuk mundet të zhvillojë afarizmin e tij pa mbështetje bankare, prandaj kushtet jo të volitshme që i vendosin bankat komerciale në Kosovë për bizneset, janë një prej elementeve të cilat ndikojnë në dështimin e bizneseve. Normat e interesit për kredi janë jashtëzakonisht të larta sa i përket kushteve të bizneseve tona”, shtoi.
Ndërsa për këtë problem sipas Limanit kanë bërë shumë pak qeveritë e deritanishme, duke mos përfshirë atë aktuale, pasi sipas tij që në ditët e para të qeverisjes ka bërë hapa pozitivë në favor të bizneseve.
“Qeverite e deritanishme, mund të them se i kanë zbatu instrumentet e politikës fiskale jo aq sa duhet në përkrahje të bizneseve vendore. Disa prej këtyre instrumenteve kanë ndikuar negativisht në zhvillimin e bizneseve. Prandaj pa një mbështetje institucionale nga ana e Qeverisë nuk mund të presim ndonjë zhvillim të hovshëm apo dinamikë të ekonomisë”, thotë njohësi i çështjeve ekonomike.
Në anën tjetër, për nënkryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Muhamet Ymeri është alarmante mbyllja e një biznesi prodhues, me potencial dhe traditë.
Sipas tij, problem në vete është krijimi i bizneseve fiktive, me kapital të dyshimtë, të cilat bëjnë kaos në treg.
Ditë më parë, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj theksoi një problem tjetër që po përballen kompanitë, siç është mungesa e energjisë elektrike.
Madje, Haradinaj tha se për një vit bizneset humbin mbi 300 milionë euro nga mungesa e rrymës.
Në anën tjetër, ministri i financave Bedri Hamza ka deklaruar se nuk do të ketë rritje të normave tatimore, madje duke iu premtuar bizneseve se asnjë ligj nuk do të kalojë në qeveri e Kuvend pa inputet e tyre.
Megjithatë, Limani tha se detyra e Qeverisë aktuale është që të bëjë reforma rrënjësore në ndaljen e dukurive negative ekonomike, duke i kthyer elementet e politikes fiskale kreditore dhe të tregtisë së jashtme në funksion të zhvillimit të bizneseve.
Sidoqoftë, numri i bizneseve të shuara në Kosovë nuk është i saktë nga ajo që paraqitet nga institucionet shtetërore për arsye se procedurat e shuarjes së bizneseve obligon që kompania t’i kryejë të gjitha obligimet tatimore. /AktivPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë