LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Më të rrezikuar nga mpiksja e gjakut janë gratë që përdorin pilula kontracpetive se ata që marrin vaksinën

Krasniqi: Më të rrezikuar nga mpiksja e gjakut janë gratë që përdorin pilula kontracpetive se ata që marrin vaksinën

Këtë të diel në emisionin “Kojshia Show” mysafir ishte drejtori i SHSKUK-së, infektologu Valbon Krasniqi.

Krasniqi ka folur edhe për efektet anësore të vaksinës anti-COVID.

Ai i është përgjigjur në mënyrë direkte edhe pyetjes së moderatorit nëse vaksina mund të sjellë sterilitet te meshkujt apo femrat.


“Të gjithë ata persona që janë kundër vaksinimit gjejnë arsye për të qenë kundër vaksinimit. Ata që i besojnë shkencës nuk besojnë në lajme të tilla”.

“Duhet të dimë se asnjë ilaç nuk është pa efekte anësore. Por këto efekte mund të jenë të lehta, të mesme ose të rënda. Dy nga afektet që janë shënuar nga vaksinat anti-Covid janë mpiksja e gjakut dhe efektet alergjike. Është vërtetuar deri më tani se vetëm 4-8 persona në një milion të vaksinuar mund të kenë mpiksje të gjakut”.

“Kur jemi te steriliteti që u përmend. Është vërtetuar që 1200 gra në një milion që përdoren pilula kontraceptiv kanë mpiksje të gjakut. Derisa në një milion duhanpirës rreth 1700 prej tyre janë të rrezikuar nga mpiksja e gjakut. Ndërsa nëse e krahasojmë me personat që janë të prekur nga coronavirusi, në një milion të prekur 160 mijë mund të rrezikohen nga mpiksja e gjakut”.

Krasniqi thotë se deri më tani nuk është dokumentuar se vaksina mund të ndikoj në sterilitet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori