Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur pas takimit me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Krasniqi ka deklaruar se Lajçak i informoi që drafti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Patëm një takim me emisarin Lajçak, ishte takim informues lidhur me rrjedhën e procesit të dialogut. Emisari shprehu qëndrimin e shteteve të BE-së, që drafti i Asociacionit që i është propozuar Qeverisë është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk shkon përtej vijave të kuqe”, tha Krasniqi.
I pari i PDK-së shtoi se nuk patën mundësi që ta shohin dhe ta konsultojnë tekstin integral të draftit për Asociacionin, shkruan Telegrafi.
“Takimet tona do të vazhdojnë, por shqetësimet tona vazhdojnë të jenë prezentë për arsye se nuk jemi të njoftuar për detaje e siç thotë një shprehje “dreqi fshihet në detaje”, neve na duhet t’i shohim detajet e tekstit për të qenë të sigurt që një themelim i Asociacionit nuk do ta ndryshojë për të keq karakterin unitar të shtetit tonë”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se në këtë takim ka shprehur edhe qëndrimet e PDK-së lidhur me procesin e dialogut.
“Shpreha qëndrimet e PDK-së që ne besojmë që duhet të ketë vendosmëri më të madhe për të shkuar përpara në proces, por mbi të gjitha të ketë më shumë transparencë, sepse po flasim për një nga pjesët më kontraverse që kanë preokupuar skenën politike të Kosovës për vite me radhë, pra draftin e Asociacionit”, tha Krasniqi.
Krasniqi u shpreh se ka kërkuar nga Lajçak që sa më parë Kosovës t’i hiqen sanksionet nga BE-ja sepse nuk e konsideroj që është qasje e drejtë aq më pak pas sulmit të 24 shtatorit ku shihet qartë që ka pasur involvim të shtetit serb.
Kryetari i PDK-së, gjithashtu tha se është për tu kritikuar qasja e Qeverisë me mungesën e transparencës ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve politikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë