LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Pandemia duhet të jetë front i përbashkët në interes të qytetarëve

Krasniqi: Pandemia duhet të jetë front i përbashkët në interes të qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se statistikat e institucioneve me renome botërore, si Universiteti “Johns Hopkins”, po e rendisin Kosovën ndër vendet e para në botë për infektime të reja dhe humbje jetësh nga Covid-19, në proporcion me popullsinë. Ai tha se pandemia nuk duhet të jetë një çështje e luftës së brendshme politike, por front i përbashkët në interes të qytetarëv

Krasniqi, në një postim në Facebook, ka thënë se “kjo tragjedi, që po thellohet çdo ditë, duhet të na shqetësojë e alarmojë të gjithëve, pa dallim”.

“Nëse nuk ndryshohet qasja aktuale e menaxhimit të pandemisë, pasojat do të jenë edhe më të rënda nga ato që sot qytetarët po i përjetojnë, ekonomia po i ndjen dhe profesionistët shëndetësorë po i vuajnë, për shkak të qëndrimit në distancë të Qeverisë”, ka shkruar Krasniqi, përcjell Telegrafi.


Më tej ai ka thënë se “Pandemia nuk duhet të jetë një çështje e luftës së brendshme politike, por front i përbashkët në interes të qytetarëve. Për këtë kam apeluar gjithnjë. Edhe sot, unë nuk po flas vetëm nga pozicioni i liderit opozitar, por si njeri që ndjen dhimbjen e secilës familje që është në ankthin e pandemisë – dëmi i së cilës është i gjithanshëm e kompleks”.

“Qytetarët nuk mund ta mbajnë të vetmuar barrën edhe të një mbylljeje tjetër, ekonomia nuk mund ta durojë edhe një goditje tjetër, arsimi nuk mund ta humbë edhe një hap tjetër. Mbi të gjitha, nuk duhet të tolerojmë të humbim jetë njerëzish, kur një menaxhim efikas mund të shpëtojë shumë prej tyre”.

Krasniqi ka thënë se qeveria duhet të reagojë urgjentisht! Jo vetëm me masa arbitrare, por edhe me plan konkret për zvogëlimin dhe evitimin e dëmeve që sjellin këto masa në shumë sektorë. “Mbi të gjitha, duke siguruar vaksina të mjaftueshme në vazhdimësi, si dhe duke rritur kapacitetet dhe numrin e qendrave te vaksinimit, ashtu që qytetarët të mund të vaksinohen me kohë dhe pa pritje të gjata kohore, sikur po ndodh tash”.

“Është këshillë e vlefshme që qytetarët të vazhdojnë të mbajnë distancë me njëri-tjetrin, si masë mbrojtëse nga Covid-19. Por, është po aq e vlefshme që Qeveria të mos mbajë distancë me qytetarin, siç ka bërë deri tash”, ka shkruar Krasniqi.

Qeveria e Kosovës sot ka ashpërsuar masat kundër coronavirusit, pasi situata epidemiologjike në vend është rënduar.

Masat pritet të hyjnë në fuqi më 30 gusht dhe do të jenë në fuqi deri më 13 shtator. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori