LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi nga Prizreni: Bashkë po dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë

Krasniqi nga Prizreni: Bashkë po dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij nga takimi me shtabin zgjedhor të PDK-së në Prizren.

“Prizren: Energji e mrekullueshme dhe mobilizim i jashtëzakonshëm! Bashkë, po dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë!”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi theksoi rëndësinë e bashkimit dhe energjisë kolektive për të garantuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.


Zgjedhjet e rregullta parlamentare do të mbahen më 9 shkurt.