Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në tryezën e subjekteve politike tha se ka devijuar qëllimi i këtyre takimeve nga organizatori i tryezës së sotme.
Krasniq tha se deklarata e Kurtit ishte një shfryrje.
“Jemi pajtuar që të mbajmë tryeza të tilla për të arritur konsensus për tema nacionale. Përveç që u pajtuam që të kemi pajtueshmëri për një Grup punues të përbërë prej shefave të grupeve parlamentare, qëllimi i radhës ishte që të kemi tentim arritje të konsensusit nacional. Mirëpo, prapë kemi veprim të njëanshëm nga organizatori i tryezës, që është kundër konsensusit. Diskutimi nga Kurti, nuk ishte as afërsisht tentim për të pasur konsensus, por ishte një shfryrje”, tha Krasniqi.
Ai po ashtu tregoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka pasur mbajtje të seancave më shumë në vitin 2018 se në vitet paraprake, edhe pse s’ka pasur produktivitet.
“Kuvendi i Kosovës në vitin 2018 ka pasur më shumë seanca se në cilën do vit të mundshëm. Nuk po them që ka pasur produktivet, por ka pasur debate të ndryshme. Prej që ka kuvend Kosova para dhe pas pavarësisë asnjëherë s’ka pas më shumë orë pune. Këto tryeza janë ofruar që të jenë temë e diskutimeve që të lehtësojnë punën në kuvend. Ndërsa ju sot keni thirr tryezë për të organizuar zgjedhje. Kuvendi është organ të marrë vendim për zgjedhjet, e jo tryezat”, tha tutje ai, raporton Telegrafi.
Krasniqi gjithashtu shprehu gatishmërinë e PDK-së për zgjedhje nëse edhe opozita do jenë të gatshëm për zgjedhjet.
Ai tha se Kosova nuk është krizë, por ka sfida për zgjidhjen e temave nacionale, dhe kjo sipas tij është arsyeja e mbajtjes së këtyre tryezave për të arritur konsensus.
“PDK është kundër zgjedhjeve mirëpo ne jemi gati për zgjedhjet. Për 45 ditë urdhëroni niseni mocionin nëse ju jeni gati për zgjedhje. Por zgjedhjet nuk nisen me këtë demagogji që po bëni ju tash. Vendi nuk është në krizë, ndoshta opozita është në krizë për shkak të krizës së vet. Kosova ka sfida të shumta dhe për shkak të këtyre sfidave kemi kërkuar konsensus. Janë tema për të cilat ne s’kemi qare pa u marrë. Kosovës sot i duhet stabilitet dhe konsensus për tema të mëdha nacionale. Unë e di që opozita kur humb në zgjedhje prapë donë zgjedhje me këqyrë me marr ndonjë votë më shumë”, tha tutje Krasniqi duke shtuar se tema në këtë tryezë është është farsë.
“Sepse s’ka interes dhe guxim për zgjedhje. Është kidnapuar ideja për zgjedhje. Sot ku jemi pajtuar që të arrijmë një konsensus më të gjerë. Nëse doni zgjedhje niseni votën e mosbesimit, bëni 61 vota në kuvend dhe të shohim. Po mos bojkotoni tryeza të radhës siç keni vepruar. Pasi jeni një parti me peshë në vend”, theksoi Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?