Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale për dëshmi në rastin e rezervave shtetërore.
Sipas tij, nëse kreu qeveritar s’ka çka fsheh nuk duhet të frikësohet, por të jep shembullin se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë. Ai deklaron se nuk e di nëse të kaluarën ndonjë prej ish kryeministrave ka dhënë dëshmi në Zyrën e Kryeministrit, siç po kërkon shefi i ekzekutivit.
Krasniqi në një intervistë për KosovaPress kritikon kreun qeveritar edhe për qasjen siç e quan ai të ulët në raport me ish kryeministrin Hashim Thaçi.
“Zotëri Kurti do të duhej t’i përgjigjej kërkesës. Nëse s’ka çka të fsheh dhe për çka të frikësohet ai do të duhej të jepte një shembull, pasi ka qenë njeriu i cili katër vite më parë fushatën e ka quajtur punë dhe drejtësi. Drejtësia është kjo. Drejtësia duhet të jetë e pandikuar, pavarur dhe verbër. Në këtë kuadër secili zyrtarë dhe kryeministri është shefi i ekzekutivit duhet të jepte shembullin e vet që është kontribut ndaj një drejtësie të tillë… 03:35 Unë personalisht nuk e di nëse ka pasur ndonjë rast të tillë. Nëse ka pasur raste të tilla deri tash do të diheshin”, thekson ai.
Sipas tij, letër-këmbimi me NATO-n, i ish kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi nuk ndalon prezencën e FSK-së në veriun e banuar me shumicë serbe, mirëpo nevojitet vetëm darkodim me misionin e NATO-s në Kosovë.
Ai deklaron se kryeministri Kurti ka dëmtuar raportet me NATO-n për çka shton se me qeverinë e re brenda vitit 2025 do t’i rikuperojnë raportet me aleancën trans-atlantike.
“Kjo është një qasje jashtëzakonisht e ulët e kryeministrit kur mundohet si me thënë me bërë elefant prej një miu të vogël. Kjo as s’ka qenë e fshehtë dhe as s’ka qenë befasuese kur e ka pa ai dhe as e panjohur. Ne është dashur të kemi një funksionim të shtetit në raport me partnerët strategjik ndërkombëtarë si të kaluarën. Ajo letër nuk thotë asgjë më shumë sesa FSK-ja kurdo që shkon në veri shkon e koordinuar në NATO dhe pa i befasuar ata.
Gënjeshtra që është munduar me krijuar zotëri Kurti me vetëdije është kinse letra thotë që FSK-ja nuk shkon në veri. Kjo është e pavërtetë pasi letra është publike…Është thënë se kurdo që dërgohen trupat duhet në koordinim…Brenda vitit 2025 do të rikuperojmë raportin e dëmtuar me NATO-n për të ndërmarrë veprime që na qojnë si hap të parë në Partneritetin për Paqe dhe më pastaj edhe në Planin Aksional për Anëtarësim”, thekson Krasniqi.
Ai thekson se institucionet dështuan t’i bindin aleatët ndërkombëtarë se Serbia qëndron prapa sulmeve terroriste në veri.
“Qeveria jonë ka dështuar pas sulmit terrorist në Banjskë ku ka pasur qartësi të plotë që jo vetëm që është organizuar nga Radoiçiq, por që ka pasur dijeni dhe planifikim dhe ndihmë edhe e shtetit serb. Për mua mbetet e pashpjegueshme dhe paarsyeshme absolutisht fakti që qeveria e Kosovës nuk ka arritur që të merr opinionin publik ndërkombëtarë në anën tonë dhe të nxjerrë Serbinë si fajtorin kryesor të këtij sulmi. Ka qenë një humbje e mundësisë siç janë humbur shumë mundësi të tjera. Ka qenë një situatë që është dashur të shfrytëzohet krejtësisht ndryshe”, deklaron lideri opozitarë.
Duke folur për pretendimet e qeverisë për shtrirje të sovranitetit dhe sundim të ligjit në veri, ai thotë se kreu qeveritar flet për atë pjesë të vendit vetëm në kuptimin propagandistik.
Megjithatë, e sheh të domosdoshme riintegrimin e plotë të serbëve në veri në institucionet kosovare.
“Kurti flet në kuptimin propagandistik. Sovraniteti vesfalian nuk ekziston, ndërsa ai flet pikërisht në tone të tilla kinse është i lirë që të bëjë çka do që dëshiron atje. Por një gjë e tillë nuk është e vërtet dhe është faktuar disa herë tashmë…Secila punë e mirë që është bërë në këtë drejtim është mirëseardhur. Hapja e lokaleve, gjithçka është mirëseardhur.
Është mirë që ka më pak kriminalitet pasi ka prezencë më të madhe policore, pasi ka pozicione statike të policisë më shumë se ka pas në të kaluarën. Këto janë të mirëseardhura dhe krejt këto i kemi përshëndet… Neve na takon si shumicë me u mundu që edhe pakicën me bërë konform në shtëpitë e tyre dhe vendet e tyre. Ajo çka është prioritet për qeverinë sot dhe qeverinë tjetër nesër është që t’i bëjë qytetarët serbë të Kosovës të ndihen si në shtëpinë e tyre”, përfundon Krasniqi./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?