LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Kostoja e shërimit të sëmundjeve profesionale vazhdon të mbetet e lartë

Krasniqi: Kostoja e shërimit të sëmundjeve profesionale vazhdon të mbetet e lartë
Islam Krasniqi, anëtar i kryesisë së Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Anëtari i kryesisë së Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë, Islam Krasniqi gjatë një intervistë për “Përballje ditore”, në Telegrafi ka thënë se kostoja e shërimit të sëmundjeve profesionale mbetet e lartë.

Krasniqi tha se vazhdon të mbetet problem parandalimi i sëmundjeve profesionale në vendin e punës.

“Janë disa vende të punës shkaktojnë sëmundje të rënda kronike që e bart sëmundjen dhe të punësuar e bënë pacient për ne dhe kostoja e shërimit është shumë e lartë”.


“Një problem tjetër i madh është parandalimi i sëmundjeve profesionale në vendin e punës. Një politraumë, një kancer i mushkërive, një diabet në vendin e punës apo një helmim në vendin e punës është një kosto shumë e lartë në trajtimin e këtyre pacientëve”, ka thënën Krasniqi.

Ai ka shtuar se duhet të ndiqen vendet e tjera për hartimin e udhërrëfyesve për sa i përket krijimit të listës së sëmundjeve profesionale.

Anëtari i kryesisë së Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë, Islam Krasniqi gjatë një interviste për Telegrafin | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

“Të gjithë vendet e rajonit kanë nga një udhërrëfyes, apo dokument që e bënë një listë, pra për ta bërë këtë punë duhet të ndiqen vendet tjera”, ka shtuar ai.

A ka Kosova listë zyrtare të sëmundjeve profesionale, flasin profesionistët
Lexo po ashtu A ka Kosova listë zyrtare të sëmundjeve profesionale, flasin profesionistët

Gjithashtu, Krasniqi në këtë intervistë ka folur për rëndësinë e kësaj liste. /Telegrafi/

Ky artikull është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Qendrës për Politika dhe Avokim (QPA) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian ose BIRN-it dhe AGK-së.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Ekonomi
Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events

Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events

Ekonomi
Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!

Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!

Ekonomi
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!

Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!

Ekonomi
Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë

Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë

Ekonomi
Delirio, Cupid’s Call - Muzika dhe dashuria bashkohen në një festë elektronike

Delirio, Cupid’s Call - Muzika dhe dashuria bashkohen në një festë elektronike

Ekonomi
Kalo në kategori