LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi ftesë publike institucioneve shtetërore, kërkon që të furnizohen nga prodhimet vendore

Krasniqi ftesë publike institucioneve shtetërore, kërkon që të furnizohen nga prodhimet vendore

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, nëpërmjet një ftese publike, ka kërkuar nga institucionet publike të vendit që t’i mbështesin prodhimet vendore.

Në ftesën publike, që ua ka dërguar institucioneve, Krasniqi kërkon që në procedurat e tenderimit ta fusin si kriter prodhimin vendor.

“Konsideroj se institucionet publike të vendit duhet të kenë përgjegjësi morale dhe ligjore që gjatë furnizimeve me prodhime të ndryshme, të cilat prodhohen në vendin tonë, t’u jepet përparësi, me ndonjë kriter të veçantë, në suaza ligjore, gjatë procedurave të organizatave buxhetore”, thuhet në ftesën publike, që ministri ua ka dërguar institucioneve publike të vendit.


Këtë ftesë, ministri Krasniqi e ka bërë pas takimeve të shumta që i ka zhvilluar me përfaqësues të bizneseve, odave ekonomike dhe shoqatave të ndryshme të vendit. /Telegrafi/